Vajza po vjen vera, kjo është mënyra e vetme për të zbardhur njollat e errëta të sqetullave para pushimeve
Në artikujt tanë të mëparshëm ju kemi informuar vazhdimisht për rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës intime, si dhe cilat janë mënyrat e duhura për ta realizuar atë. Ky proces jo vetëm që mbron organizmin nga sulmi i baktereve dhe patologjive të caktuara, por ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës tuaj. Një ndër zonat më specifike në trupin e njeriut janë padiskutim sqetullat. Përdorimi i deodorantëve të gabuar, djersitja e tepërt dhe depilimi janë disa nga shkaktarët e pigmentimit të kësaj zone. Krahas tyre vlen të përmendim faktorin trashëgues, diabetin dhe çrregullimet hormonale, të cilët ndikojnë gjithashtu në shfaqjen e njollave të errëta nën sqetulla. Living ju njeh me disa trajtime natyrale që do i japin fund këtij problemi aspak estetik:
• Lëng limoni: Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden në sqetulla si dhe i zbardh ato. Vendosni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij. Kujdes: Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës. Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta.
• Ujë i oksigjenuar dhe vaj kokosi: Vitamina E që gjendet në vajin e arrës së koksit ka efekt hidratues për lëkurën delikate të sqetullave, ndërsa uji i oksigjenuar do të zbardhë sqetullat dhe do u rikthejë atyre tonin e tyre natyral. Bashkojini këta dy produkte dhe masazhoni sqetullat për 15-20 minuta me anë të një tamponi pambuku. Ky trajtim duhet përsëritur para se të flini, në mënyrë që të veprojë gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes lajini sqetullat me ujë të rrjedhshëm.