Arsyeja e çuditshme pse gjithmonë keni diarre gjatë periodave
Nëse ju ndodh që gjatë periodave të keni gazra apo diarre, pikë së pari duhet të dini se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Sa për shkaktarin e tyre, e kemi një emër: prostaglandinat.
Prostaglandinat janë hormone përgjegjëse që aktivizojnë enizimën përkatëse në zorrë, e cila çon në jashtëqitjen e shpejtë të masës ushqimore në trajtën e diarresë. Këto hormone ndihmojnë mitrën dhe qafën e mitrës të zgjerohet gjatë menstruacionve.
Kështu teksa mitra juaj shtrydh përmbajtjen e saj, zorrët kanë tendencën ta imitojnë dhe të bëjnë të njëjtën gjë. Disa gra janë më të ndjeshme ndaj efektit të prostaglandinave, ndaj përpos diarresë kanë edhe gazra. Këto të fundit shkaktohen nga hapësirat boshe që krijohen dhe zhvendosen përgjatë gjatësisë së zorrës derisa dalin jashtë.