Nga furça e dhëmbëve tek telefoni: Gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjë
Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm.
Peshqirët
Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra.
Rroba banje
Një tjetër këshillë ironike: Largoni rrobe banjat. Rrobat e lagura mbajnë baktere dhe lagështira u jep atyre aromë të pakëndshme.
Bizhuteri
Jo më kot, bizhuteritë kanë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike.
Furçat e dhëmbëve
Një studim i Universitetit të Manchester-it gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme. Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap).
Produktet e grimit
Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur.
Parfumet
Temperaturat e ngrohta ndikojnë negativisht në përbërjen e parfumeve duke transformuar aromën e tyre.
Pajisjet elektronike
Sa dëshirë keni të dëgjoni muzikë teksa bëni dush? Shumë. Mirëpo një gjë e tillë shkakton dëme serioze tek telefoni. Nëse e keni të pamundur të bëni dush pa muzikë, atëherë sigurohuni që të merrni pajisje të padepërtueshme nga uji.