Si “efekti i gjyshes” ka ndihmuar në rritjen e jetëgjatësisë njerëzore

Si “efekti i gjyshes” ka ndihmuar në rritjen e jetëgjatësisë njerëzore

Nga Haider Warraich

Jo shumë kohë pasi lindi fëmija ynë i parë, gruaja ime dhe unë folëm në telefonon me nënën time në Pakistan, për ta pyetur nëse ajo mund të vinte dhe qëndronte me ne për një fare kohe në Durham, Karolinën e Veriut, ku unë po specializohesha për të qenë një kardiolog.

Kur ajo ishte dakord, ne u gëzuam pa masë. Por kur shkoi në aeroport për t’u nisur, mësoi se viza e saj ishte anuluar pa ndonjë arsye zyrtare. Fakti që ajo nuk mund të vinte të shihte mbesën e saj të vetme (dhe të ndihmonte prindërit e saj), ishte shumë stresuese për të gjithë ne.

Por, siç është përmendur në disa artikuj të kohëve të fundit të botuara në revistën “Current Biology”, prania e gjysheve ne jetën e një fëmije të vogël, shkon përtej ndikimit sentimental: Ato mund të jenë përgjegjëse, për suksesin e specieve njerëzore.

Në fillim, pak histori:Biologët evolucionistë, kanë kohë që janë impresionuar nga dy tipare unike të njerëzve. E para, është që ne jemi ndër gjallesat që jetojnë më gjatë në mbretërinë e kafshëve. Vetëm në 200 vitet e fundit, ka pasur një rritje të paparë të jetëgjatësisë së njeriut, jo vetëm në vendet më të pasura, por edhe to më të varfra.

Ne kemi lëvizur kaq larg nga paraardhësit tanë gjahtar-grumbullues, saqë jetëgjatësia e tyre është më e ngjashme me atë të majmunëve dhe shimpanzeve, sesa me qeniet njerëzore moderne.

Kjo veçori, shoqërohet me një tjetër. Për një biolog, një organizëm që nuk mund të riprodhohet, ka pak vlerë në terma evolucionarë.

Prandaj, shkencëtarët janë habitur nga jeta e gjatë e grave pas menopauzës. Nga një perspektivë thjesht evolucionare, gjyshet mund të konsiderohen si një dështim i aftësisë riprodhuese:e çfarë të mirë ka në një organizëm që nuk mund të riprodhohet, dhe nuk mund të ndihmojë në vazhdimësinë e species së vet?

Megjithatë, siç e konfirmojnë studimet më të fundit, gjyshet jo vetëm që mund të ndihmojnë në ruajtjen e specieve, por mund të jenë një nga arsyet pse njerëzit, kanë sot një jetë shumë më të gjatë se dikur. Gratë dikur, mendohej se ishin gjitarët e vetëm, me një fazë të gjatë post-riprodhuese të jetës.

Shkencëtarët kanë identifikuar gjitarët e tjerë, si orkat, me periudha të gjata jetësore postproduktive. Rezulton se këto dy tipare, jeta e gjatë e njeriut dhe jeta e gjatë postproduktive e grave, mund të lidhen nëpërmjet “efektit të gjyshes”.

Biologët evolucionistë, kanë treguar se shumë gra, që dikur ishin menduar si një shmangie evolucionare, mund të jenë çelësi i jetëgjatësisë njerëzore. Duke ndihmuar në rritjen e niprave dhe mbesave të tyre, gjyshet në shoqëritë gjahtare (dhe madje edhe më moderne), i lejonin vajzave të tyre të kishin më shumë foshnje.

Simulimet matematikore, kanë treguar se “efekti i gjyshes”, i prezantuar në vitin 1966, është një arsye e rëndësishme pse jetëgjatësia e njeriut, lëvizi nga një model i ngjashëm me atë të majmunëve, në atë të tanishme në shoqëritë moderne dhe më primitive.

Arsyetimi është pak a shumë kështu:duke lehtësuar një nënë nga disa prej përgjegjësive për rritjen e fëmijëve, gjyshet e bëjnë më të lehtë që bijat e tyre të kenë më shumë fëmijë, dhe gjithashtu të bëjnë të mundur që këta fëmijë të kenë një jetë më të gjatë, duke u ndihmuar gjatë viteve të vështira të jetës së hershme.

Dy studime të reja, të botuara në “Current Biology”, e përforcojnë këtë koncept. Një analizë e të dhënave të lindjes dhe të vdekjeve nga kisha në Finlandë, për individët e lindur midis viteve 1731-1890, tregoi se pasja e një gjysheje midis 50-75 vjeçe, kur nipi saj ishte 5 vjeç ose më i vogël, rriste shanset për mbijetesën e fëmijës.

Ky efekt zhdukej, për gjyshet më të mëdha se sa 75-vjeçe, ndoshta sepse ata mund të mos kenë qenë në gjendje të ndihmojnë dot me rritjen e fëmijëve. Efekti tek jetëgjatësia e njerëzve, është parë kryesisht tek gjyshet nga ana e nënave dhe jo ato atërore.

Studimi i dytë ndalet tek ky efekt, duke treguar se nuk është vetëm ekzistenca e një gjyshi, por afërsia e tij ajo që ka një rëndësi kryesore. Sa më e shkurtër të jetë distanca midis gjyshes dhe nipit, aq më shumë përfshihet gjyshja ne jetën e tyre, dhe kësisoj rriten edhe përfitimet për vajzën dhe nipërit e saj.

Këto studime të reja, e forcojnë argumentin para-ekzistues për gjyshet, duke treguar se sa të rëndësishme mund të jenë ato për suksesin e specieve tona. Megjithatë në disa aspekte, jemi në udhëkryq. Për shekuj me radhë, gjyshet kanë ndihmuar që rritjen e të vegjëlve të familjes së tyre.

Sot, shumë familje jetojnë vetëm, pa gjyshër. Gjatë shekullit XX-të, familja bërthamë është transformuar, me disa nga ndryshimet më të mëdha që vijnë si pasojë e shpërndarjes gjeografike. Në fillim të shekullit XX-të, vetëm 7 për qind e grave të moshuara jetonin vetëm. Kjo arriti kulmin në 38 përqind në vitet 1990, dhe aktulisht është rreth 32 përqind.

Nëse vazhdon kjo shpërndarje, ne mund ta ndryshojmë rolin evolucionar që kanë luajtur gjyshet, dhe mund të humbin përfitimet që kemi arritur nga ky efekt. Ajo çka duhet të ndryshojë, nuk është vetëm një kuptim më i madh i rolit që mund të luajnë gjyshet, por gjithashtu edhe një përpjekje në rritje për t’u kthyer në njësitë e familjes shumëbreznore.

Një lëvizje e tillë, do të ndihmonte nënat dhe gjyshet, sidomos kur kjo e fundit bëhet edhe më e moshuar dhe kërkon kujdes për veten. Por familjet moderne, nuk duhet të kujdeset vetëm për gjyshet, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Pjesë e ekuacionit, duhet të jenë edhe gjyshërit. Ashtu si baballarët që kanë marrë një rol në rritjen e fëmijëve, një rol ndikues duhet të kenë edhe gjyshërit. Fëmijët që rriten në familje shumëbreznore, kanë rezultate më të mira në shkollë dhe më pak probleme emocionale dhe të sjelljes, sesa ata që jetojnë në një familje vetëm dy breznore.

Pasi prindërit e Barak Obamës u divorcuan, ai kaloi disa vjet duke jetuar me gjyshërit e tij në Hauai. Edukimi i tij, përfaqëson një shembull të shquar të gjyshërve, që bënë një punë të mrekullueshme në rritjen e nipit, sidomos kur situata e prindërve është e ndërlikuar.

Edhe pse mendojmë për mënyrat e reja për të rritur dhe edukuar fëmijët tanë, ne duhet të ruajmë disa mënyra të vjetra, dhe të bëjmë atë që mundemi për të parandaluar ndryshimin e “efektit të gjyshes”, që ka qenë kaq i rëndësishëm për rritjen e species njerëzore.

Vajza jonë, Eva, është tani 3-vjeçe, dhe gruaja ime dhe unë nuk jemi ende gati të kemi një fëmijë tjetër. Eva gjithçka që kemi: dashurinë dhe vëmendjen tonë, por edhe kohën dhe energjinë tonë. Megjithatë ajo që mund të ndryshojë ekuacionin, do të ishte nëse nëna ime do të arrinte të merrte një vizë dhe të vinte në SHBA.

Ndërsa familja jonë dhe të tjerët, qëndrojnë në kryqëzimin e papritur të politikave skizofrenike të emigracionit dhe biologjisë evolucionare, dhe ne kërkojmë atë që është më e mira për të ardhmen e fëmijëve tanë, shkenca do të sugjeronte që ne duhet të fillojmë duke parë nga e shkuara.

Shpërndaje në: