Si ta qetësoni dhimbjen e dhëmbit brenda 5 minutave
Dhimbja e dhëmbëve mund të shoqërohet me dhimbje të tmerrshme koke, inflamacion të mishit të dhëmbëve dhe pas këtij problemi mund të fshihen shumë arsye, ashtu si për fat ekzistojnë shumë metoda kuruese në kushte shtëpie.
Deri në momentin kur ju do të lini një takim tek dentist (takim që e dimë shumë mirë sesa shtyhet përpiquni të qetësoni dhimbjen me këto mënyra natyrale.
1) Gargar me ujë të kripur
ËebMD rekomandon se gjëja më e mirë që mund të bëni në këto raste është gargara me ujë të kripur. (një gjysmë lugë çaji kripë e tretur në një gotë me ujë).
2) Vaji karafilit vret bakteret dhe ka një efekt mpirës, sipas Colgate.
Ju mund të aplikoni direkt vajin e karafilit në dhembin që ju dhëmb dhe do të shihni që brenda një kohe të shkurtër do të ndiheni më të qetë.
3) Pastë e bërë në kushte shtëpie
Digest Reader’s rekomandon të përzieni në mënyrë të barabartë pak xhinxher pluhur dhe spec djegës. Shtoni dy tre pika ujë derisa pluhurat të përzihen dhe këtë masë vendoseni në vendin ku ndjeni dhimbjen.
4) Provoni një qese çaj.
Best Health Mag pohon se vendosja e qeseve të përdorura të çajit në vendin ku ndjeni dhimbjen do t’i lehtësojë këto të fundit ! Rekomandohet çaji i zi sepse përmban taninë që ka veti anti-inflamatore.
5) Qepë
Përtypni në copë qepë për 2-3 minuta pasi lëngu i saj ndihmon në eleminimin e mokorbeve
6) Kompresat e ftohta
ËebMD rekomandon kompresat e ftohta për lehtësimin e përkohshëm të dhimbjes dhe ënjtjes.
7)Kripë dhe piper
Top 10 Home Remedies pohon se pasta e krijuar nga masat e barabarta të kripës dhe pipert të bashkuara me pak ujë mund të qetësojnë dhimbjen e dhëmbit.