Sa orë gjumë ju nevojiten në bazë të moshës?
Ndonjëherë nuk kemi mjaftueshëm kohë për të pushuar, të gatuajmë ushqim të përshtatshëm apo të flemë mjaftueshëm.
Dhe të gjithë e dimë që gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin. Nuk mund të bëjmë ndonjë gjë ashtu siç duhet pa pushuar mjaftueshëm gjatë natës. Kur flemë “rikarikojmë” bateritë tona. Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin mendorë, fizik dhe për çdo funksion të trupit. Nëse flemë më shumë, mund të jemi më produktiv dhe mund të kryejmë detyrat e përditshme pa probleme.
Por çdo moshë ka nevojat e saj specifike në lidhje me sasinë e orëve që nevojiten për të fjetur. Në këtë konteks po paraqesim grafikun e mëposhtëm që është prezantuar nga Instituti Kombëtarë i Gjumit në SHBA, i cili tregon se për sa orë gjumë ka nevojë çdo njëri në bazë të moshës.
Gjithsesi edhe disa rekomandime jetike janë të nevosjshme t’i keni parasyshë përpara se të bini në shtrat:
– Ushtrohuni fizikisht të paktën 15 minuta në ditë
– Mos shihni televizor të paktën një orë përpara se të bini në shtrat
– Shmangni alkoolin
– Mos konsumoni kafe përpara se të flini
– Zhvilloni një rutinë të shëndetshme të kohës së fjetjes
– Qëndrojini strikt programit të gjumit
– Përdorni dyshekë dhe jastëk të mirë