Snapchat lanson syzet Spectacles
Snapchat ka zbuluar zbuluar syzet e reja në shtator dhe i ka quajtur ato Snapchat Spectacles. Këto syze mund të shkrepin Snap-e dhe kështu mundësojnë ndarjen e storieve ditore pa pasur nevojë të përdorni telefonin.
Tani, Snpachat Spectacles janë të gatshme për shitje për këdo që dëshiron të dokumentojë jetën e tyre të plotë.
Krejt çka duhet të bëni është të vendosni këto syze dhe më pas të shtypnni një pullë dhe kështu ju mund të xhironi video 10 sekondëshe prej syzeve tuaja. Shtypni të njejtën pullë përsëri dhe do të fillojë xhirimi i videos tjetër.
Videot mund të shpërndahen përmes aplikacionit tek të gjithë shokët e juaj në Snapchat. Në anën tjetër, syzet poashtu ju mbrojnë nga dielli kështu që mund të ruani sytë e tuaj në të njejtën kohë.
Snpachat është duke e shitur produktin e tyre përmes disa kabinave mobile që do të lëvizin nëpër tërë SHBA-të dhe do të jenë në një lokacion gjatë një dite.
Çmimi i këtyre syzeve do të jetë 130 dollarë. Sigurisht, Snapchat pret që entuziastët e aplikacionit të tyre do të blejnë produktin për të krijuar sa më shumë video nga jeta e tyre ditore.