Rreziku që na kanoset nga tamponët: Bakteret që shumohen në vaginë mund t’ju marrin jetën

Rreziku që na kanoset nga tamponët: Bakteret që shumohen në vaginë mund t’ju marrin jetën

Shumica e femrave janë të vetëdijshëm për rrezikun që vjen nga përdorimi i tamponëve, rrezik që lidhet me sindromën e shokut toksik. Mbajtja e këtij produkti të higjienës intime më gjatë nga se thuhet në letrën udhëzuese (pra tetë orë) mund t’ju rrezikojë deri në atë pikë sa mund t’ju marrë jetën.  Për fat të mirë, sindromi i shokut toksik, ose TSS, është jashtëzakonisht i rrallë, megjithatë, është e rëndësishme të njihni simptomat dhe shenjat paralajmëruese për të shmangur një gjë të tillë.

Para së gjithash, çfarë është TSS?

Sipas Klinikës Mayo, sindromi i shokut toksik është “një komplikacion i rrallë shkaktuar nga një infeksion bakterial që mund t’ju rrezikojë dhe jetën.  Shumimi i dy baktereve toksike si Staphylococcus aureus dhe Streptococcus i grupit A, janë ato baktere që shkaktojnë TSS.

Mund të shkaktohet edhe nga produkte të tjera të higjienës femërore si sfungjerët thithës, diaphragms, dhe kupat menstruale (produkte që përdoren gjatë ditëve të periodave) mund të çojnë në TSS. Prandaj, është e rëndësishme të tregoni kujdes nëse përdorni edhe këto metoda.

Ajo gjithashtu mund të prekë burrat

Ndërsa gratë zakonisht janë viktima të këtij sindromës për shkak  të baktereve që shumohen në kushtet e përshtatshme (materiali i tamponit, lagështia etj) ekzistojnë shkaqe të tjera që mund të ndikojnë edhe tek meshkujt, fëmijët, dhe gratë në post menopauzë. Një nga mënyrat se si meshkujt dhe të gjithë të tjerët mund të marrin TSS është përmes plagëve të hapura.

Harvard Health raporton se simptomat e ngjashme me gripin, të tilla si ethe,të  dridhura, dhimbje të muskujve, të përziera, të vjella dhe diarre janë të zakonshme për këtë sindromë.

Shpërndaje në: