Ja pse trupi kërkon në mëngjes kafe dhe ëmbëlsira
Nëse keni fjetur për tetë orë dhe përsëri ndjeheni të lodhur, mund të mos keni nevojë për më shumë gjumë por keni mungesë të një lënde ushqyese në veçanti.
Sipas dietologes Fiona Tuck 80% e popullsisë kanë mungesë të magneziumit dhe kjo mund të jetë përgjigjja për çdo simptomë që nuk mund të shpjegohet- që nga lodhja e deri te dëshira për të ëmbla dhe kafe.
‘Ka shumë arsye për mungesën e magneziumit’, shpjegoi Fiona në blogun e saj, – ‘ Kjo përfshin, një dietë të lartë me sheqerna ose ushqim të përpunuar, stress kronik dhe konsumim të rregullt të alkolit janë disa prej këtyre arsyeve.’
Dietologia tha se magneziumi është përgjegjës për funksionet e plethoras duke përfshirë këtu konvertimin e karbohidrateve në energji, rregullimin e sheqerit në gjak dhe një system të shëndetshëm nervor. ‘Nëse nuk kemi mjaftueshëm magnesium në trupin tonë, shëndeti ynë do të preket duke dhënë shenja si lodhja’, shtoi ajo.
Cilat janë simptomat e mungesës së magneziumit?
Lodhje e tepërt
Dhimbje të muskujve ose ngërç
Stres kronik
Irritim
Tike të syrit
Luhatje humori
Tension i lartë i gjakut
Dëshira për ushqim
Nëse dëshironi që të rrisni nivelet e magneziumit në trup pa patur nevojë për kafe ose çokollata, ka plot opsione të tjera.
Frutat e thata si bajamet, arra shqeme dhe arrat braziliane janë një zgjedhje e shkëlqyer ndërsa pregatisni sallatën për drekë me spinaq dhe avocado. Fiona rekomandon që të konsumoni sa më shumë perime me gjethe të gjelbër po ashtu edhe banana, oriz kaf dhe tërshërë. Gjalpi i kikirikut, rrushi i thatë dhe buka integrale janë gjithashtu një burim shumë i mirë i magneziumit.
Përveç ushqimeve që përmbajnë magnez ju mund të konsumoni edhe suplemente që përmbajnë magnesium si Klorid Magneziumi , Hidroksid Magneziumi ose Sulfat Magneziumi. Gjithsesi për këto duhet të fundit duhet të konsultoheni me një mjek.