Manjakë të krimbur në para, këta janë më të pasurit e të gjitha kohërave

Manjakë të krimbur në para, këta janë më të pasurit e të gjitha kohërave

Ky titull i takon Mansi Musa-s, ose ndryshe Sulltanit Musa, sundimtar i Afrikës Perëndimore në shekullin e 14-të.

“Pasuria e tij ishte e tillë sa e bënte të pamundur për ta kuptuar sa i fuqishëm ishte ky njeri”, tha BBC Rudolph Butch Ware, profesor i historisë në Universitetin e Kalifornisë.

Musa ishte më i pasur se çdokush mund ta përshkruante.

Ata që janë përpjekur për të vlerësuar pasurinë e tij, kanë ardhur me shifrat e katërqind miliardë dollarëve, por historianët e ekonomisë pajtohen se pasuria e tij nuk mund të kufizohej me një numër të saktë.

Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh. Vëllai i tij, Mansa Ebu Bekri ishte ai që e sundoi perandorinë deri në vitin 1312, kur abdikoi dhe u nis në një ekspeditë. Ebu Bekri, siç shkruajnë historianët, ishte i obsesionuar pas Oqeanit Atlantik. Kështu ai përgatiti një flotë prej dy mijë anije, duke marrë me vete dhe me mijëra burra, gra dhe skllevër që iu bashkuan atij. Ata u larguan duke mos u kthyer kurrë. Disa historianë pohojnë se kanë arritur në brigjet e Amerikës së Jugut, por nuk ka prova të forta për këtë.

Kështu që ishte Mansa Musa ai i cili trashëgoi mbretërinë e Malit. Nën sundimin e tij, Mali arriti një bum të pabesueshëm. Ishte një mbretëri që përfshinte territoret ku sot ndodhen Nigeria, Senegali, Mauritania, Burkina Faso, Gambia, Bregu i Fildishtë. Për qytet simbol, ose kryeqytet kishte Timbuktu-n.

Kjo sipërfaqe i siguroi sasi të mëdha burimesh, të tilla si ari dhe kripë.

Në atë kohë, Musa zotëronte gjysmën e arit në botë.

Në një udhëtim drejt Mekës nëpër shkretëtirë, ai u pasua nga 60,000 njerëz; zyrtarë, ushtarë, tregtarë, skllevër e njerëz të thjeshtë.

Ishte një qytet që po kalonte nëpër shkretëtirë. Një qytet banorët e të cilit ishin të rrethuar nga ari dhe mëndafshi më i mirë persian. Qindra deve mbanin sasi ari të kulluar.

Shekuj më vonë, Timbuktu u bë një lloj Eldoradoje – madje edhe në shekullin e 19 kishte statusin e një qyteti mitik të humbur, i cili u vu në shënjestër të eksploruesve evropiane dhe gjuetarëve të thesarit.

Gjatë sundimit të tij, Musa financoi literaturë, ndërtoi shkolla, biblioteka dhe xhami.

Timbuktu ishte qendra e edukimit dhe njerëzit nga e gjithë bota vinin aty për të studiuar.

Kur Mansa Musa vdiq në 1337, pas 57 vjetësh, mbretëria u pasua nga bijtë e tij, të cilët nuk arritën të ruajnë perandorinë.

Shumë popuj u shkëputën dhe perandoria u zhduk ngadalë.

Ardhja e evropianëve në rajon ka shkatërruar dhe mbetjet e tij të fundit – vlerësojnë studiuesit.

“Historia e periudhës mesjetare ende shihet kryesisht si një histori e Perëndimit”, thotë dikush prej tyre, Lisa Corrin Graziosi, duke shpjeguar se pse bota nuk e di ende asgjë në lidhje Mans Musa-n.

Dhjetë njerëzit më të pasur në historinë e njerëzimit

Mansa Musa (1280-1337, sundimtari i mbretërisë së Malit) – pasuria e pallogaritshme.

Augustus Caesar (Perandori eomak) – 4.6 trilion dollarë.

Zhao Xu (1048-1085, Perandori kinez) – me pasuri të pallogaritshme.

Akbar I (1542-1605, makina e dinastisë indiane Mughal) – pasuri e pallogaritshme.

Andrew Carnegie (1835-1919, industrialist) – 372 miliardë dollarë.

John D Rockefeller (1839-1937, manjat i SHBA) – 341 miliardë dollarë.

Nikolai Alexandrovich Romanov (1868-1918, perandor rus) – 300 miliardë dollar.

Osman Ali Khan (1886-1967, një anëtar i familjes mbretërore indiane) – 230 miliardë dollar.

William Conqueror (1028-1087) – 229.5 miliardë dollarë.

Muamar Gadafi (1942-2011, sundimtar i Libisë) – 200 miliardë dollarë.

Shpërndaje në: