9 gjërat që femrat i pëlqejnë, por si pranojnë

9 gjërat që femrat i pëlqejnë, por si pranojnë

Për të kuptuar këto kundërthënie duhet t’i njihni mirë dhe të gërmoni në thellësinë e mendjes së femrave. Sigurisht që do e keni të pamundur këtë gjë, të mos ju japin shpresa kot. Por megjithatë po ju njohim me disa gjëra që në fakt femrat thonë që si durojnë dot, por në fakt i dashurojnë në heshtje.

1. I pëlqen kur të tjerët e shikojnë

Gratë e pëlqejnë kur njerëzit i shikojnë dhe admirojnë në heshtje. Të jemi realisht askush nuk harxhon me orë të tëra para pasqyrës për t’u krehur, lyer dhe veshur bukur nëse nuk do të ishte askush për ta vlerësuar dhe admiruar me sy. Të gjitha këto nxisin vetëvlerësimin e femrave dhe sigurojnë një buzëqeshje në fytyrën e tyre, pavarësisht se fillimisht do të shfaqin bezdisje dhe acarim.

2. Kur gratë e tjera e kanë zili

Kur femrat e tjera shikojnë partnerin e një tjetër kjo i shfaq xhelozi dhe ndjenjat e posedimit, por njëkohësisht edhe një farë admirim të brendshëm duke i bërë femrat të jenë më kryelarta dhe krenare duke shprehur në heshtje “Ky është i imi!”

3. Kur djemtë flirtojnë me të

Në shumicën e rasteve, femrat e shohin flirtimin si një lojë të padëmshme. Gjëra të tilla si një buzëqeshje, një kompliment ose gjëra të tjera të vogla i bëjnë femrat të ndihen mirë dhe tërheqëse.

4. Kur njerëzit zihen për të

Sigurisht, secili prej femrave do të thotë se i dashuri i tyre është budalla sepse ai u përfshi në një zënkë. Dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi të dëshmojmë se çdo problem mund të zgjidhet vetëm duke folur. Por nëse ka një njeri të dehur i cili po përpiqet të na prekë dhe njeriu ynë do të na mbrojë prej tij, do të ndjehemi jashtëzakonisht të nderuar dhe të kënaqur.

5. Meshkujt e pasur

Femrat sot kanë të ardhurat e tyre dhe mund të blejnë çfarë të duan, por kjo nuk e mohon faktin që ne e pëlqejmë kur një njeri fiton më shumë para. Dhe arsyeja nuk ka të bëjë me paratë, apo me një makinë të shtrenjtë, por është në sjelljen e tyre, pasi ato kanë një sjellje më të sigurt, më të qetë dhe më të pavarur.

6. Femrat i dashurojnë gjërat falas

Të gjithë dëshirojnë të marrim diçka falas dhe gratë nuk janë përjashtim. Dhuratat, komplimentet, qerasjet etj. të gjitha vijnë falas dhe kjo është e pëlqyeshme.

7. Meshkujt me guxim dhe vetëbesim të lartë

“Djemtë e këqij” janë gjithmonë të modës. Meshkujt e guximshëm, që nuk kanë frikë të ndërmarrin hapin e parë dhe kur ai është i sigurt në vetvete dhe në veprimet e tij, kjo i bën tërheqëse në sytë e femrave.

8. Kur kanë dy admirues në të njëjtën kohë

Duke folur sinqerisht, femrat dëshirojnë të kenë disa admirues, sa më shumë, aq më mirë. Kjo nuk do të thotë se kanë marrëdhënie romantike me të gjithë ata në të njëjtën kohë, por duan të ndjejnë se përveç partnerit tonë, njerëzit e tjerë mendojnë se janë tërheqëse.

9. Kur një njeri ndjek rregulla të modës së vjetër

Femrat pëlqejnë burrat me sjellje të kulturuara si: të hapin dyert, të mbajnë karrigen në restorant, të sjellin lule…

Shpërndaje në: