Këta janë njerëzit më inteligjentë në botë
Siç është cekur edhe më parë, inteligjenca nuk është ajo çfarë dini, por është ritmi përmes së cilit i fitoni informatat e reja.
Stephen W. Hawking, 70 vjeçar
Stephen është ndoshta emri më i njohur në këtë listë, pasi që ka bërë emër me hulumtimet e veta në fushën e fizikës teorike, si dhe shkrimin e librave që na kanë ndihmuar të kuptojmë universin etj.
IQ (niveli i inteligjencës) i tij është 160, është autor shtatë librave dhe fitues i 14 çmimeve, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto ai i ka arritur pavarësisht se është i diagnostikuar me ALS.
Kim Ung-Yong, 50 vjeçar
Libri i rekordeve botërore, Ginis, e liston atë si njeriun me IQ-në më të lartë në botë.
Në moshën dy vjeçare ai ka folur rrjedhshëm katër gjuhë, ndërsa në moshën katër vjeçare ka mbajtur kurse kolegji.
Për të mos mjaftuar kjo, ai ishte ftuar nga NASA të studioj në SHBA në moshën 8 vjeçare.
IQ e tij është 210!
Paul Allen, 59 vjeçar
Paul Allen është bashkë-themelues i Microsoft dhe me një pasuri prej 14.2 miliardëve, ai renditet personi i 48-të më i pasur në botë.
Është një ndër humanitarët më të mëdhenj në botë, dhe IQ-ja e tij është 170.
Christopher Hirata, 30 vjeçar
Christopher Hirata kishte hyrë në Caltech, ndërsa në moshën 16 vjeçare kishte qenë duke punuar me NASA në projekte për kolonizimin e Marsit.
IQ e tij shënon 225.
Terrence Tao
Në moshën dy vjeçare, kur të gjithë ne kemi qenë duke u mësuar si të ecim e të flasim, Tao kishte qenë duke kalkuluar probleme bazike aritmetikore, ndërsa në moshën 9 vjeçare ka shkuar në kurse matematikore në nivel kolegji.
Ai diplomën e doktoraturës e ka marrë në moshën 20 vjeçare dhe si 24 vjeçar ishte bërë profesori më i ri në UCLA.
IQ e tij është 230.