Zbulohet testi tre minutësh që tregon rreziqet gjatë shtatzënisë

Zbulohet testi tre minutësh që tregon rreziqet gjatë shtatzënisë

Një test tre minutësh i urinës mund të zbulojë me sukses preeklampsiën – tensionin e lartë të gjakut që kërcënon jetën gjatë shtatëzanisë e që shpesh keq-diagnostifikohet.

Një në 20 gra zhvillojnë këtë gjendjen kur janë shtatzëna, por simptomat shpesh maskohen si gjëra të tjera të padëmshme.

Ato që preken nga kjo gjendje vuajnë nga ënjtja e kyçeve dhe mjegullim në të shikuar – të gjitha këto mund të kalojnë si ndryshime të trupit të lidhura me shtatzëninë.

Tani, hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Ohio State Wexner Medical Center kanë zhvilluar një test që përdor ngjyrën për të gjetur proteina të lidhura me preeklampsi në urinë e nënave që presin. Ata janë në mes të procesit për aprovim e testit nga FDA.

Shpërndaje në: