Qendra e Mjekësisë Familjare në Prizren nga sot ofron shërbime 24 orë në ditë

Qendra e Mjekësisë Familjare në Prizren nga sot ofron shërbime 24 orë në ditë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren nga dita e sotit do të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë në ditë për qytetarët, raporton Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Që nga sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, do të punojë edhe me ndërrimin e tretë dhe do t’i ofrojë qytetarëve të komunës sonë shërbime mjekësore për 24 orë. Krahas njësisë së Urgjencës, QKMF-ja do të jetë adresa e dytë shëndetësore i nivelit komunal që do të punojë me orar të plotë. Me këtë rast, njësia e Urgjencës do të lirohet nga mbingarkesa dhe do të merret vetëm me rastet urgjente, derisa në QKMF do të ofrohen shërbime për raste që nuk janë urgjente”, ka shkruar ai./PERISKOPI/

Shpërndaje në: