Rusia bllokon LinkedIn

Rusia bllokon LinkedIn

Gjykata në Moskë hodhi poshtë ankesën e LinkedIn kundër vendimit.

Sipas gjykatësve, LinkedIn ka shkelur një ligj, i cili kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë të ruhen në serverë brenda Rusisë.

Rasti është sjellë në gjykatë nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i telekomunikimeve dhe mediave në Rusi, transmeton REL.

Ligji në fjalë është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.

Shpërndaje në: