Vjen reagimi i kompanisë që shkaktoi aksidentin në Gjilan
Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.
Përkundër që besohet se aksidenti kishte ardhur si pasojë e defekteve në frerët e kamionit, Kompania me pronar Enis Tiganin, me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e nevojshme.
Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.
Nga ana tjetër, organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë.