Pse na del gjumi natën?

Pse na del gjumi natën?

Na ndodh jo pak herë që të na dalë gjumi natën.

Për arsye nga më të ndryshmet.

Më së shumti sepse mund të kemi parë një ëndërr ose jemi trembur në gjumë.

Shpesh sepse kemi nevojë të shkojmë në banjë.

Në disa raste sepse jemi të shqetësuar për diçka dhe na rri mendja aty.

Të gjitha këto na bëjnë të na dalë gjumi natën.

Mjekët bëjnë një klasifikim të shkaqeve.

1.Mund të vuani nga Apnea e gjumit.

Shumë njerëz nuk e dinë as që e kanë këtë sindromë. Apnea e gjumit është një ndërprerje e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe një pauzë e tillë bëhet shkak për zgjimin tuaj gjatë natës. Kjo mund të shkaktojë gjithashtu dëshirë për të fjetur gjatë ditës.

2.Mund të vuani nga “ankthi i natës”

“Terrori apo ankthi i natës” është ndryshe nga makthi. Gjatë kësaj eksperience të frikshme njeriu është zgjuar, por s’e kupton ç’po ndodh me të. Madje, njerëzit as nuk i kujtojnë ç’kanë kaluar kur zgjohen.

3.Vuani nga pagjumësia.

Pagjumësia (insomnia) nuk është vetëm mungesa e gjumit. Një nga format e saj është aftësia për të qëndruar zgjuar në gjumë.

4.Orë të tëra para ekranëve.

30 minuta para se të flini duhet të shkëpusni çdo lidhje me ekranin e telefonit, tabletit, apo lap top-it. Është një nga faktorët kryesorë pse zgjoheni shpesh natën.

5.Vuani nga ankthi apo depresioni.

Ankthi ecën paralelisht me pagjumësinë. Problemet me gjumin mund të çojnë në një gjendje ankthioze apo depresive ose e kundërta. Nëse prej kohësh vuani nga diçka e tillë, e mira është ta bëni një konsultë me mjekun.

Shpërndaje në: