Çfarë thonë për shëndetin njollat e bardha tek thonjtë

Çfarë thonë për shëndetin njollat e bardha tek thonjtë

Thonjtë veprojnë si mburojë e nervave nën lëkurë dhe pengojnë depërtimin e elementeve të rrezikshme për trupin. Njollat e bardha të thonjve mund të shfaqen në çdo pjesë në thua.

Ja çfarë tregojnë për shëndetin njollat e bardha në thua

Dr. Mercola thotë se forma, tekstura dhe ngjyra e thonjve vepron si një dritare e trupit, dhe ndërsa disa simptoma të thonjve nuk janë alarmuese, të tjera mund të nxjerrin në pah sëmundjet kronike, përfshirë kancerin.

Një ndër shkaqet kryesore të këtyre njollave mund të jetë për shkak se i “hajmë” apo i dëmtojmë thonjtë. Në këto rrethana këto njolla shfaqen brenda 48 orëve pasi shtrati i thuait është dëmtuar, gjithashtu mund të zgjasë deri në tre muaj ndërsa thuai rritet.

Le të shohim më tej për të tjera arsye veç dëmtimit, të cilat lidhen me shëndetin.

Çfarë janë këto njolla të bardha në thonj?

Njollat e bardha tek thonjtë njihen si “leukonikia” nga mjekët profesionistë. Dëmtimet, deficitet në të ushqyer dhe sëmundjet serioze, këto janë arsyet e mundshme se përse shfaqen njollat e bardha tek thonjtë.

Deficite në të ushqyer

Mungesa e zinkut mund të shkaktojë gropa tek thonjtë, veç njollave. Ndonjëherë këto gropa mund të jenë mjaftueshëm të thella sa të shkojnë deri në lëkurë duke rritur kështu mundësitë për infeksione dhe sëmundje të ndryshme. Në këto raste këshillohet të ushqehemi me spinaq, arrorrë, bathë, kungull dhe fara kungulli. Kjo lloj diete do të ndihmonte që thuai i ri të rritet shëndoshë dhe estetikisht i bukur.

Zinku është thelbësorë për jetën, është një element bazë që gjendet në të gjitha bimët dhe kafshët dhe luan një rol kryesorë në shëndetin e lëkurës, dhëmbëve, kockave, flokëve, muskujve, nervare dhe funksionin e trurit. Është thelbësorë për rritjen, ndaj mungesa e tij mund të shkaktonte një sërë sëmundjesh serioze. Përdoret për të kontrolluar enzimat që veprojnë dhe rigjenerojnë qelizat e trupit.

Helmimi nga seleniumi shkakton njolla të bardha tek thonjtë, megjithëse nuk ndodh shpesh. Ekzistojnë shumë raste të intoksikimit nga selaniumi në Kinë. Helmimi i gjësë së gjallë nga seleniumi është më i shpeshtë, duke u shkaktuar kështu sëmundje të rënda që mund të përfundojnë me ngordhje nëse nuk trajtohen në kohën e duhur.

Temperatura e lartë apo pneumonia e rëndë shkakton gjithashtu njolla tek thonjtë.

Shpërndaje në: