Topi kikirik të cilin do ta adhurojnë të gjitha shtatzënat (Foto, Video)

Topi kikirik të cilin do ta adhurojnë të gjitha shtatzënat (Foto, Video)

Njëra ndër spitalet e para në të cilat ky top është përdorur në praktikë është Qendra universitare mjekësore e Bannerit në Finlandë, madje falë infermiereve – Emily Botsios dhe Christina Tussey.

Ato kanë bërë studimin e efektshmërisë së tij, të cilin e kanë botuar në Revistën për obstetrikë, gjinekologji dhe kujdes neonatal.

Sipas tyre, topi të cilin shtatzënat mund ta vendosin në shumë poza të ndryshme, vërtet ndihmon në ndarjen e shpejtë të komblikut dhe i mundëson bebes ardhje më të lehtë në këtë botë.

Suksesi është edhe më i madh nëse përdoret gjatë dhimbjeve të para, faza e parë e lindjes mund të shkurtohet madje për 90 minuta, ndërkaq faza e dyta mesatarisht për 22.

peanutballcollage

Veç kësaj, në spitale, të cilat kanë futur përdorimin e topit në rutinën e përditshme të tyre, është vërejtur që është zvogëluar dukshëm numri i intervenimeve me vakuum, si edhe është zvogëluar nevoja për shtypjen e barkut.

Ekipi i Bannerit ka bërë edhe një hulumtim me të cilin është zbuluar që te 21 për qind e shtatzënave që kanë përdorur topin është shtyrë prerja cezariane, ndërsa vetëm te 10 për qind të cilat e kanë përdorur topin ka qenë e detyruar të bëhet prerja cezariane.

Duke e parë efektin e përdorimit të topit kikirik, shumica e spitaleve kanë filluar ta fusin në rutinë të përditshme të shtatzënave.

Ajo që është e rëndësishme të përmendet është që topi patjetër duhet t’i përshtatet peshës dhe gjatësisë së shtatzënës – topi tepër i vogël mund të mos ketë efekt, ndërkaq tepër i madh mund të shkaktojë më shumë dhembje.

https://www.youtube.com/watch?v=hSn_BWjL1nw

Shpërndaje në: