Prezervativi i cili në vend që të mbrojë nga shtatzënia, ai sjell bebe (Video)
Në treg ka dalë prezervativi i cili sjell bebe.
Edhe pse deri tani prezervativët shërbenin për pengimin e shtatzënisë, ky i tashmi është i veçantë.
Fjala është për veglën e cila zgjidh problemin e ngjizjes.
Prezervativi është mjet më i përhapur për kontracepsion. Mirëpo, është shpikur prezervativi Lejlek, i cili mbledh spermatozoidet dhe i dërgon drejtpërdrejt në fytin e mitrës, dhe në këtë mënyrë shton mundësinë e ngjizjes.
Vegla është lansuar në vitin 2014, ndërkaq hulumtimet tregojnë që deri tani janë lindur 150 bebe të ngjizura në këtë mënyrë.
Përshtatshmëria e kësaj vegle të re teknologjike është që çiftet mund ta përdorin në shtëpinë e tyre, por kushton shumë më lirë se ngjizja artificiale.