Fëmijët që kanë më pak lodra, janë më të vëmendshëm dhe më krijues
Një studim ka konfirmuar se një zgjedhje e reduktuar e numrit të lojërave në dispozicion, përmirëson imagjinatën dhe aftësinë e përqendrimit tek fëmijët.
Duke pasur më pak lodra për të zgjedhur, ka një ndikim pozitiv në imagjinatën e fëmijëve, duke i shtyrë që të përqendrohen në gjetjen e mënyrave më krijuese për të luajtur, shkruan atsh.
Për të demonstruar teorinë e “më pak, është më shumë” një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “Infant Behavior and Development” u zhvillua duke marrë 36 fëmijë të moshave 18 dhe 30-muajsh. Ata u analizuan në dy sesione në lojëra të veçanta, nga 30 minuta secila, ku grupit të parë të fëmijëve iu dhanë 16 lojëra në dispozicion dhe tjetrit grup vetëm 4 lojëra.
Rezultatet treguan se zakonet e lojrave të ndryshme, në varësi të numrit të lodrave, i çoi pjesëmarrësit për të bashkëvepruar për një periudhë më të gjatë kohore me një lodër të vetme dhe të përdorin instinktet e tyre krijuese për të hartuar “lojën”. Fëmijët që kishin më pak lodra në dispozicion zhvilluan më tej aftësitë e tyre njohëse duke i bërë ata të interesuar vërtet në lojë.
“Kjo sugjeron se lodra të tjera në mjedisin e lojës mund të ketë krijuar një zbavitje të jashtme, – shpjegojnë studiuesit, të udhëhequr nga Alexia Metz, studente në Universitetin e Toledos duke i bërë thirrje pjesëmarrësve që të braktisin lodrat e shumta dhe të luhet me një numër të kufizuar të tyre për të eksploruar më tej në mjedisin rrethues”.
Me fjalë të tjera, sa më shumë lodra që fëmijët të kenë në dispozicion, aq më pak do të jenë në gjendje të përqendrohen në lojë.