Lejoja vetëvetën vetës tënde

Lejoja vetëvetën vetës tënde

Dücane CÜNDİOĞLU

Është vështirë, biles në të shumtën e rasteve edhe gati pamundshme, që njeriu të dali jashtë vetëvetes e ta vështrojë vetëveten së jashtmi. Kjo ngjan kështu sepse njeriu , për shkak të atashimit dhe interesimit që ka me të tjerët, është si të thuash i dënuar t’i  shikojë nga jashtë ata që janë jashtë tij. Për rrjedhojë, njeriu vazhdimisht e soditë botën nisur nga vetja, por jo veten…ngelet gjithnjë  si një i burgosur në vetëveten e tij.

Kjo sodisje e drejtuar kah jashtësia e mbërthen njeriun dhe e gozhdon atë në vetëvete. Në krejt çka atashohet, krejt çka ai soditë e sheh, ndodhet jashtë tij. E për çudinë e dynjasë, të ndodhurit e njeriut brenda burgut të kalasë së vetëvetes, nuk ia garanton interesimin mbi vetëveten…marrjen me vetëveten. Në veten e tij, ai  harron vetëveten. A s’është dëshpruese ? Harrestar i harruar.  Instrumenti i veprimit të harresës bëhet vetë caku i veprimit. Kësodore, ajo që konsiderohet e denjë për tu soditur, është në tërësi jashtë tij. Soditësi sodit jashtësinë, atë që ndodhet jashtë tij.

Sytë i drejtohen kah të tjerët, e s’denjojnë të jenë të kthyer kah vetja.. Sheh ekzistentët jashtë vetes, por vetëveten nuk i’a del ta shohë.

Njeriu modern, është “i dënuar” të mendojë mbi gjithçka që zë vend jashtë tij… Vetëvetja e tij,  është kthyer në një  zonë  të ndaluar… flitja dhe bisedimi me  të është tabuizuar. I kërkohet të mos e hetojë vetëveten, të flaket  larg vetvetes, të mos e përkujtojë vetëveten dhe assesi të mos ndjejë mall për vetëveten. Hetimi, përkujtimi dhe mallëngjimi… që të trija këto duhen ngelur jashtë zonës së ndaluar, jashtë gardhit që ka ngritur bota moderne

E pyesin njëherë  Kafkën:

Përse je kaq dëshpruar kur nuk të mungon asgjë?

Keni të drejtë u’a kthen Kafka,  nuk më mungon asgjë përveçse një gjëje: vetëvetes! A s’është e habitshme që njeriu kaq hapur e kaq qartë ta hetojë mungesën e vetëvetes?


Mallëngjimi nis me hetimin e rënies, flakjes, shkëputjes/ndarjes. Vetëm ata që arrijnë ta vërejnë ndarjen mallëngjehen, gëzojnë mundësinë e të mallëngjyerit. E të mund të mallëngjehesh do të thotë të mund t’i kthehesh thelbit tënd, të mund t’i drejtohesh vetëvetes… Për tu mallëngjyer s’është e mjaftueshme ta keshë një esencë; duhet që atë esencë edhe ta hetosh e ta ndjesh. Vetëm soji i njeriut që mund të hetojë e të ndjej,  arrin që thelbin e  vetë  ta konvertoj edhe në instancë veprimi, e për rrjedhojë ta fus këtanë gardhit. Brenda atashimit të tij.  Shkurt fjala ta rrokë thelbin e vet, pra vetëveten.

Me sa vëreni këtu termet “vetëvete” dhe “identitet” përdoren si sinonime të njëra-tjetrës. Pra njeriu nuk mund ta hetojë vetëveten pa dalë jashtë saj. E ç’ti bëjmë njeriut poqëse s’mund të mallëngjehet për vetveten, me fjalë tjera poqëse nuk arrin të shohë jashtë vetes së tij ?

Tani disi lind një kundërshti mes “unë dhe “ty” sepse a nuk shndrrohet njeriu në një tjetër teksa ka nevojë të del nga vetja për tu mallëngjyrer mbi vetëveten?
“Po të  mos ishte ti, s’do ta shihja unin” është shprehur një poet.

Dede Zekai shkon edhe më larg:

“Unë nuk jam vetja,
nuk jam ai që mendoj se jam
unë mendoj se jam “ti”

shpirti im, fryma ime, je vetëm ti!”

 

Në këtë rast “ti” a bije të aludoj në jashtësinë ? Jo gabohemi nëse mendojmë kështu.  Kjo ngase po të ishte kështu, njeriut do t’ duhej të banonte jashtë vetëvetes  për t’ia dalur mbanë soditjes së vetëvetes. E njeriu e ka të pamundur të banojë jashtë vetëvetes.  Së këndejmi mjaft që “unë” ta hetojë e ndjejë “ti”-në, se ku banon, e për rrjedhojë shikimin ta drejtojë kah vetëvetja, drejt “ti-së” që në fakt është “uni” më real. Më i vërteti! Thënë më ndryshe: kur ti bëhesh unë edhe unë patjetër se jam UNË.

Një velij, pasiqë s’kishte mundur ta dëftonte e as ta piketonte unin, se kishte pas nxjerrur dot nga goja “unë”. Ndaj edhe militimet mbi atë quhet “vetëvete”, ego etj., janë sofizma, të atyre që të paqenën e bëjnë të qenë. Janë mashtrime e iluzione. Sepse sikur të kishte një “unë” siç deklamohet, ateherë mospjatimet, e shumta do të mund të ishin të ishin vetëm të nivelit figruativ e jo mospajtime reale.

E ne i themi s’është asaj që ata i thonë është, dhe e kundërta.

Iluzion është honepsja, pranimi i të paqenës, i asaj që s’është,  si e qenë. Ata që botën e paqenë e e marrin të mirëqenë , me fjalë tjera Atë (Qenien Reale) e imagjinojnë si të paqenë. Ata që për t’i rënë në  trag territ, e  shuajnë dritën; ata në fakt terrin e kërkojnë në terr.

Mik i dashur, merr pakës frymë! Përpiqu që brenda vetes ta lejosh vetëveten. T’i bësh vend.  Mallëngjehu për vetëveten, gjëmo për vetëveten. Nga Ti (Unë), ti ke rënë në ti, e je vetëm ti ai që mund të ngritesh përsëri nga ti,.në Ti

Shih ç’na ka lënë Nijazi Misriu:

“Brenda alemit kujtoja se s’më lënë
Lejova vetëvetën,  s‘mbet kurrkush”

Përmbylltazi:  Njeriu duhet ta kuptojë ë se nuk i mungon gjë pos vetëvetes; ta braktisë të jashtmën dhe përjetimin e të paqenës si të mirëqenë

Përktheu: F.S.

Shpërndaje në: