Varkat e para vetëlundruese në Amsterdam (Foto)
“Roboat”, produkt i një bashkëpunimi 27 milionë dollarës mes Institutit të Teknologjisë në Massachusets dhe Institutit të Amsterdamit për Zgjidhjet e Avancuara Metropolitane, do të lundrojë për herë të parë në vitin 2017.
Mjetet ujorë ofrojnë një sërë zgjidhjesh urbane duke filluar nga transporti publik deri te sensorët e ndotjes dhe vendet me bazë ujore.
Nëse testimet janë të suksesshme, një flotë e Roboats do të operojë se shpejti në kryeqytetin holandez dhe kudo në botë.