Policia të përdorë ‘laso’ për të ndaluar veturat e shoferëve të pabindur (Video)
Në këtë formë, po pretendohet të ndalohen shoferët e pabindur, të cilët nuk respektojnë urdhrat dhe vazhdojnë të vozisin përkundër ndalesës, transmeton Telegrafi.
Pa përdorur armë, shirita me gjemba apo mjete tjera ndalimi, kjo metodë po konsiderohet si shumë e mirë dhe e sigurt.
Për tetë vite me radhë, janë bërë testime të këtij mjeti dhe asnjëherë nuk ka rezultuar ndonjë komplikim që do të shkaktonte incident.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si vepron e ashtuquajtura laso, që kapë vetura në vend të lopëve.
Nuk bëhet e ditur, nëse ky mjet do të hyjë në funksion dhe të përdoret për ndjekjet policore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HMNcHjphAMk