Pasi mposht kancerin ia del të ushqejë djalin me gji
Kur Bo Smith zbuloi se vuante nga kanceri i gjirit të fazës së tretë, ajo nuk mendonte se do të ngelej ndonjëherë shtatzanë apo do të ushqente fëmijën e saj me gji. Por, pasi fitoi betejën me sëmundjen e frikshme, ajo arriti t’i bënte të dyja dhe e quan këtë një mrekulli.
32-vjeçarja nga Sugarland, Teksas u diagnostikua fillimisht në shkurt të vitit 2015 pasi zbuloi një ndryshim në gjirin e majtë. Mjekët përcaktuan se ishte kanceri inflamator i gjirit, një formë e rrallë por shumë agresive e sëmundjes.
Smith pastaj iu nënshtrua 44 raundeve të kimioterapisë, gjashtë trajtime me ilaçe dhe njëndërhyrje kirurgjikale për të hequr gjoksin e majtë. “Dua të mbaj gjoksin tim të djathtë, sepse nëse ka një shans që unë të mund të kem fëmijë në të ardhmen, dua të jem në gjendje t’i jap gji”, tha ajo.
Një vit pas diagnozës së saj, në shkurt të vitit 2016, Smith mësoi se po përmirësohej, por duhej të priste eehde dy vjet për të ngelur shtatzanë edhe pse kjo do të ishte tepër e vështirë.
Në këtë pikë, pavarësisht këshillave të mjekëve për të përdorur IVF për të rritur shanset e saj, Smith vendosi të provojë të ngelet shtatzanë natyrshëm.
Dhe për habinë e saj, ajo ngeli shtatzënë dy muaj më vonë. “Ishte e paimagjinueshme. Kur unë mësova sëmundjen mendova se kurrë nuk do të bëhesha nëne”.
Smith lindi djalin e saj James më 18 gusht 2018 dhe është në gjendje ta ushqejë atë me gji.