Larja e enëve, çelësi për një jetë seksuale më të mirë

Larja e enëve, çelësi për një jetë seksuale më të mirë

Larja e enëve është një punë e përditshme që asnjëherë nuk ka fund dhe në pjesën më të madhe të kohës, kjo përgjegjësi i ngarkohet grave. Kjo punë e përditshme, madje disa herë në ditë shkakton pakënaqësi tek gratë dhe një studim i fundit tregon se është burimi kryesor i pakënaqësisë seksuale tek femrat.

Mes shumë punësh shtëpie, ndarja e përgjegjësisë për larjen e enëve ishte më e rëndësishme për gratë sesa çdo punë tjetër. Mosndarja e kësaj detyre rezultoi të ishte e dëmshme për cilësinë e marrëdhënieve seksuale.

Autorët e studimit që nisi në vitin 2006, raportuan se dallimi është i konsiderueshëm mes grave që ndanin këtë detyrë me bashkëshortët dhe atyre që i lanin gjithmonë vetë enët.

Këto të fundit, përjetonin më pak kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale, sesa ato që kishin bashkëpunimin e burrave në larjen e enëve.

Sa më shumë që bashkëshortët t’i ndihmojnë gratë në këtë punë, aq më të kënaqura do të jenë ato.

Larja e enëve konsiderohet si puna që shkakton më shumë bezdi për shkak të shumëllojshmërisë së lëndëve e ushqimeve me të cilat përballen gratë në lavaman.

Studiuesit këshillojnë që këtë punë ta bëni gjithmonë së bashku. Për shembull njëri nga bashkëshortët t’i lajë, tjetri t’i fshijë me peshqir ose t’i shpëlajë.

Shpërndaje në: