Vetëm 10 cigare gjatë shtatzënisë, e dëmtojnë fëmijën tuaj përgjatë viteve të adoleshencës

Vetëm 10 cigare gjatë shtatzënisë, e dëmtojnë fëmijën tuaj përgjatë viteve të adoleshencës

Pirja e vetëm dhjetë cigareve përgjatë kohës kur jeni shtatzënë, mjafton ta dëmtoni beben tuaj, kanë paralajmëruar ekspertët.

Dhe këto dëme mund t’i vëreni gjatë viteve të tyre të adoleshencës.

Përderisa rreziqet shëndetësore veçse dihen, prapëseprapë rreth 12 për qind e nënave në Mbretërinë e Bashkuar e pranojnë se pinë cigare përgjatë shtatzënisë.

Dhe 54 për qind thonë se kishin pirë duhan deri sa kanë mbetur shtatzënë.

Pirja e duhanit në shtatzëni mund të shkaktojë lindje të parakohshme, lindje të bebes me peshë më të ulët se normalja dhe probleme tjera.

Ndër këto probleme, sipas disa hulumtimeve të reja, është se vetëm dhjetë cigare që i konsumoni gjatë shtatzënisë mund të kenë efekte negative në vitet e adoleshencës së fëmijëve, duke ia penguar fëmijës funksionin ekzekutiv.

Pra, kjo përfshin probleme me vëmendje apo fokus gjatë viteve të adoleshencës, probleme me aftësi menaxhuese, probleme me organizim, etj.

Zbulimet sugjerojnë se duhet të bëhet më shumë punë për t’i ndihmuar gratë shtatzëna ta lënë cigaren.

Shpërndaje në: