Sa është afati i kohëzgjatjes së parfumit: Si të qëndrojë sa më gjatë
Konsiderohet që parfumi mund të qëndrojë midis 3 dhe 5 vjetëve, mirëpo ky kufi kohor mund të varet nga shumë faktor
Thonë që asgjë nuk zgjon ndjenja si aromat mirë të njohura. Kështu secili nga ne ka parfumin i cili është shenjë mbrojtëse e tij.
Parfum origjinal apo kopje: Si t’i identifikoni aromat false dhe ato të cilat zgjasin më shumë?
Nëse keni parfumin të cilin nuk e keni përdorur edhe aq gjatë, kjo është mënyra se si ta verifikoni a i ka kaluar afati i përdorimit, por edhe këshilla se si parfumet t’ju qëndrojnë më shumë.
1. Nëse në parfume ka mjaft përbërës natyralë, p.sh. citruse e të ngjashme, probabiliteti që më shpejt të bëhen të papërdorshëm është goxha i madh.
Në disa parfumeri besojnë që preparatet e tilla më së miri është t’i përdorni në afatin prej gjashtë muajsh pas hapjes së shishes.
Parfumet që përbëhen nga vaji i frutave arrore dhe nga përbërës kryesorë të bimëve drunore zgjasin më shumë.
Shishet e pahapura, posaçërisht nëse i mbani në paketim origjinal dhe i depozitoni mirë, mund të qëndrojnë pa i përdorur edhe deri në pesë vjet.
2. Nëse vëreni që parfumi ka aromë të çuditshme apo që ka ndryshuar ngjyrën, hidheni poshtë.
3. Për t’ia zgjatur afatin e qëndrueshmërisë të parfumit tuaj të parapëlqyer, mbylleni mirë sepse aroma ndryshon kur ka kontakt me ajrin.
Ruajeni parfumin në vende të thata, të errëta dhe të ftohta.
Këshillë: Rekomandohet që parfumet të ruhen në frigorifer.