A ka fëmija juaj vonesë në të folur, ja 10 këshillat e mjekëve për ta ndihmuar atë
Shpesh prindërit pyesin se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar fëmijën e tyre në shtëpi për të rritur aftësitë sociale dhe ato gjuhësore.
Në fakt këtë nuk duhet ta mendoni si një punë të dyfishtë, sidomos ju nënat. Në vend të kësaj mund të kërkoni mënyra për t’i përfshirë ato në rutinën e bebit tuaj dhe në ndërveprimet e përditshme në lojëra.
Më poshtë keni të përpiluar një listë me këshilla të provuara dhe të vërteta që ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor dhe shoqëror të fëmijëve. Ju mund t’i përdorni këto sugjerime për fëmijët që zakonisht mund të kenë një vonesë në të folur.
1.Bëjini lëvdata pozitive, sidomos kur menjëherë fëmija juaj ndjek udhëzimet që ju i jepni, kur flet ato që i thoni apo kur demonstron shkathtësi dhe sjellje të duhura sociale.
2.Përdorni një fjalor sa më të lehtë për të dhe shumë ekspresiv. Ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë fjalorin e tij duke e pasuruar atë me frazat që thonë, duke folur përmes veprimtarive që po bëjnë dhe duke u bërë atyre pyetje gjatë leximit të librave ose kryerjes së detyrave në mënyrë që të zhvilloni biseda.
3.Jini vizualë. Përpiquni që gjithçka që i mësoni fëmijës suaj të jetë diçka e dukshme për t’u parë ose diçka fizike. Imazhet nga Google mund t’ju ndihmojnë t’i tregoni atë që doni. Kur një fëmijë nuk mund ta imagjinojë dot një fjalë të re që po i thoni, shpjegojani atë me imazhe.
4.Jepni shembull sjelljen e duhur. Kur fëmija juaj përdor gramatikë të gabuar ose fjali të paplota, modeloni fjalën përsëri duke përdorur strukturën e duhur të fjalisë. Theksoni gabimin e fjalës që keni caktuar dhe tregojini fëmijës se si duhet ta thonë në vend të fjalës që ai thotë.
5.Bëni fëmijën tuaj të përsërisë udhëzimet mbrapa jush. Kështu do të siguroheni se ata e kanë kuptuar saktësisht atë që ju prisni dhe do t’u jepni mundësi atyre të bëjnë ndonjë pyetje.
6.Bëni pyetje të hapura (pyetje që nuk e kanë vetëm po ose jo përgjigjen). Kështu fëmija juaj duke u përgjigjur do të ketë mundësi të praktikojë shprehitë gjuhësore me përgjigje më të gjata. Pra pyeteni fëmijën rreth gjërave që ka mësuar në kopësht apo shkollë, apo prisni komentet e tij për një libër ose një film të caktuar.
7.Lexoni, lexoni, lexoni. Ndaloni pasi kaloni çdo dy faqe dhe diskutoni me fëmijën për atë që keni lexuar. Pyesni fëmijën tuaj rreth ngjarjes (kush, çfarë, kur, ku, pse) për të folur për atë që po ndodh në histori. Gjithashtu, bëni pyetje rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më pas dhe flisni për emocionet / ndjenjat e personazheve në histori. Ju mund të diskutoni edhe për problemet e personazheve në tregim dhe se çfarë mund të bëjnë ata për t’i rregulluar.
8.Përdorni fotografi për të praktikuar formimin e fjalive. Shikoni fotot në libra dhe bëni që fëmija juaj të krijojë një fjali të plotë dhe gramatikisht korrekte për secilën foto që sheh. Nëse fjalitë janë të shkurtra, i ndihmoni ata të mendojnë për mënyrat e zgjerimit dhe të bëjnë fjalinë më të gjatë dhe më të komplikuar.
9.Së pari merrni vëmendjen e tyre. Në vend që t’i thoni fëmijës “Shko merri lodrat e tua”, më mirë fitoni njëherë kohë duke i thënë “Më shiko pak, të lutem? Mund të shkosh t’i marrësh lodrat e tua”.
10.Krijoni lojëra. Luani lojëra gjuhësore për të bërë praktikë në shtëpi.