Meghan Markle sulmohet ashpër përse shtiret kur mban barkun e rrumbullakosur; gjinekologët shpjegojnë veprimin

Meghan Markle sulmohet ashpër përse shtiret kur mban barkun e rrumbullakosur; gjinekologët shpjegojnë veprimin

Që në momentin e parë kur Meghan Markle bëri publik lajmin e shtatzënisë në tetor, është fotografuar jo rrallë herë tek fërkon barkun e rrumbullakosur, e kësisoj duke u bërë objekt bisede në rrjetet sociale. Në moshën 37 vjeçare, Meghan është në pritje të ëmbël për herë të parë dhe në pranverë ajo pritet të sjellë në jetë një trashëgimtar të fronit. Janë të shumtë njerëzit që e shohin këtë veprim si shtirje e të mërzitshëm. Ndonëse një grua fillon të ndjejë lëvizjet e bebit në javën e 18-të apo 20-të, Meghan Markle e ka ditur gjithmonë që kontakti fizik sjell jo pak përfitime pozitive.

Në këtë mënyrë Meghan po ndërton një lidhje me bebin.

Shumë gra ndihen më mirë duke prekur foshnjat në bark, por Meghan duke patur një shtatzëni të parë në një moshë paksa të madhe, ka një ndjesi protektive më të lartë. Të gjitha gratë e kanë si metodë për ta mbrojtur fëmijën e tyre nga ndonjë goditje apo përplasje, por Meghan po tregohet shumë mbrojtëse.

Pra për të gjithë ata që e sulmojnë ashpër në rrjetet sociale, Meghan është thjesht një nënë në pritje të ëmbël, që më shumë se për postin, do t’ia dijë për fëmijën që do të sjellë në jetë.

Shpërndaje në: