Kjo është arsyeja shkencore pse meshkujt tullacë janë më seksi, inteligjentë dhe burrërorë në sytë e femrave

Kjo është arsyeja shkencore pse meshkujt tullacë janë më seksi, inteligjentë dhe burrërorë në sytë e femrave

Bukuria është relative, e nëse meshkujt pa flokë nuk ju duken tërheqës, është në shijen tuaj, por të mohoni se këta të fundit janë më inteligjentë e më të suksesshëm, e keni të pamundur! Kjo të paktën sipas shkencës. Nëse partneri juaj po brengosot për rënien e flokëve, thuajini se sipas një hulumtimi nga shkencëtari Albert E. Mannes në Universitetin e Pensilvanisë, tullacët shihen si më të suksesshëm dhe më dominuesë sesa burrat me flokë. Ky nuk është një lajm i çuditshëm, duke pasur parasysh se aktori më i paguar i HollyWood-it është tullaci Dwayne “The Rock” dhe shumë aktorë të tjerë të këtij kalibri kanë shkëlqyer më shumë se burrat me flokë si  Bruce Willis Jason Statham etj.

Hulumtimi shkencor i cili përpiloi informacion nga disa studime të mëparshme, doli në përfundimin se të qenët pa flokë të transmeton menjëherë një informacion pagabueshëm për atë mashkull, i cili është përgjithësisht nga shumica e grave, si pozitiv. Thinjat apo rënia e flokëve njihen si tregues mençurie, ndërsa flokët e gjatë përputhen me karakteristikat e një çunaku aventurier, kjo sipas një studimi të veçantë të kryer në Universitetin e Saarlandit. Pra, herën tjetër që burri juaj shqetësohet për rënien e flokëve, tregojini përfundimet e këtij studimi.

Shpërndaje në: