Udhëzimet e reja: Fëmijëve jepuni kikirikë që katërmuajsh, parandalon alergjitë

Udhëzimet e reja: Fëmijëve jepuni kikirikë që katërmuajsh, parandalon alergjitë

Në një përditësim të fundit doktorët këmbëngulin që përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij

“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, thotë pediatri Matthew Greenhawt, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkautor i këtij rekomandimi.

Baza për këtë rekomandim është studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”.

Në këtë studim të vegjlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët, dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjeçare.

Rekomandimi i ri jep tre mënyra se si t’ua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhawt.

Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku.

Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë.

Megjithatë paraprakisht duhet t’i nënshtrohen testit të lëkurës.

Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja pas moshës njëvjeçare të përdor ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.

Shpërndaje në: