Nënat me dy fëmijë dhe orar të plotë të punës janë 40% më të stresuara

Nënat me dy fëmijë dhe orar të plotë të punës janë 40% më të stresuara

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se nënat të cilat i kanë dy fëmijë dhe një punë me orar të plotë kanë dukshëm nivele më të rritura të stresit.

Ekipi i hulumtuesve anglezë ka analizuar të dhënat e më shumë se 6,000 individëve dhe studimi është publikuar në revistën ‘Sociology’.

Ata kanë marrë informacione të ndryshme, duke përfshirë jetën profesionale të pjesëmarrësve, nivelet e hormoneve, shtypjen e gjakut dhe përvojat me stresin.

Sipas zbulimeve të tyre, nivelet e përgjithshme të biomarkerëve që ndërlidhen me stresin kronik janë 40% më të larta te femrat që i kanë dy fëmijë dhe janë duke bërë punë me orar të plotë.

Nivelet e përgjithshme të biomarkerëve që ndërlidhen me stresin kronik janë vetëm 18% më të larta te nënat që kanë një fëmijë dhe punojnë me orar të plotë.

Simptomat e stresit kronik përfshijnë rritim, ankth, depresion, dhimbje koke dhe pagjumësi.

Shpërndaje në: