Nuk e kishim ditur, rreziku i madh nga thonjtë me xhel
Pavarësisht se thonjtë me xhel duken shumë bukur, ato nuk janë dhe aq të mira për higjienën dhe shëndetin. Një hulumtim i ri amerikan ka zbuluar kohët e fundit se xheli në thonj e bën më të vështirë eliminimin e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë nga thonjtë kur lani duart. Një problem që nuk duhet nënvlerësuar, veçanërisht nëse punoni në sektorin shëndetësor.
Rreziqet që lidhen me higjienën e dobët
Studimi është bërë në një spital, një kontekst në të cilin higjiena, në veçanti në lidhje me duart, mund të shkaktojë probleme shumë serioze: Disa studime kanë treguar për shembull se thonjtë artificialë mbajnë një sasi më të madhe të baktereve në krahasim me ata natyralë dhe në të kaluarën kanë qenë gjithashtu të lidhur me epidemitë brenda objekteve shëndetësore dhe për këtë arsye janë ndaluar nga mjekët dhe infermierët në shumë spitale të SHBA.
Eksperimenti në tri spitale
Kërkuesit i kërkuan stafit të tre spitaleve amerikane që t’i nënshtrohen një eksperimenti duke aplikuar një xhel në thua dhe një manikyr tradicional në një tjetër, për të kontrolluar ngarkesën bakteriale para dhe pas larjes së duarve. Pas analizimit të më shumë se 700 mostrave hulumtuesit kanë gjetur se ngarkesa bakteriale e thonjve priret të rritet me kalimin e kohës, por në rastin e manikyrit me xhel është më e lartë se ato të thonjve tradicionalë.
Rreziqe të tjera
Megjithatë, ka edhe rreziqe të tjera që duhen marrë parasysh nëse vendosni të përdorni xhel në thonjtë tuaj. Pas vetëm 12 aplikacioneve të xhelit, drita UV e përdorur dëmton indet e duarve , faktor potencial rreziku për zhvillimin e tumoreve.
Ta dini!
Merrni masat e duhura, të tilla si aplikimi i kremrave me filtra UV në duar përpara se t’i kaloni nën dritën UV të llambave.