Ushqimet e skuqura rrisin mundësinë për vdekje të parakohshme
Një studim i ri ka zbuluar se ushqimi i skuqur thellë, duke përfshirë pulën dhe peshkun, rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Studiuesit nga Universiteti i Iowas gjetën se ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e vdekjes me 8%, krahasuar me ata që nuk konsumojnë ushqime të tilla, shkruan Insajderi.
Ajo që është shqetësuese, është se studimi i publikuar në British Medical Journal (BMJ), gjeti lidhje veçanërisht të forta me pulën dhe peshkun e skuqur.
Studimi zbuloi se një ose më shumë kofshë pule të skuqura ishin të lidhura me një rrezik prej 13% më të lartë të vdekjes që kanë të bëjnë me shkaqet dhe 12% më të lartë të vdekjes që lidhen me zemrën për shkak të ushqimeve të skuqura./Periskopi/