A është e shëndetshme që të zbardhni dhëmbët në shtëpi?
Të gjithë dëshirojnë një buzëqeshje të shndritshme, të bardhë me dhëmbë si perla, dhe dyqanet e bukurisë në rrugë, dyqanet online dhe madje edhe supermarketet janë bashkuar për këtë prirje duke u pajisur me një sërë produktesh që zbardhin dhëmbët në kushtet e shtëpisë.
Premtimi i një buzëqeshje si ato të Hollivudit me pak hapa mund të jetë shumë joshës.
Megjithatë, para se të blini një produkt të tillë dhe të ngjyrosni dhëmbët në shtëpi duhet të siguroheni a janë të sigurt për t’u përdorur?
Ligjërisht në Britani të Madhe, produktet e zbardhjes blihen vetëm nga dentisti dhe përpunohen nga ai për të marrë formën e saktë të dhëmbëve, por këtu në Shqipëri ato mund t’i blini pa problem edhe në dyqane të ndryshme. Dentisti ka një kuti të personalizuar ku do të bëjë përzierjen e duhur dhe do t’ju udhëzojë se si ta përdorni paketën në mënyrë të sigurt për të mbrojtur mishrat dhe dhëmbët.
Kutitë që përmbajnë zbardhues mund të blihen në internet, por ato nuk janë të përgatitura kështu që nuk ju do të njihni cilësinë e zbardhuesit që merrni.
Një çështje tjetër është se pa përdorur kuti të tilla, të cilat duhet të jenë të përgatitura saktësisht nga dentisti juaj, nuk do të ketë përshtatje, kështu që zbardhuesi nuk do të përqëndrohet në dhëmbë. Kjo do të thotë që rezultatet do të jenë të kufizuara dhe zbardhuesi mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve.
Ka një numër të produkteve që zbardhin dhëmbët, të cilat i zotërojnë stomatologët për përdorim në shtëpi dhe disa janë më të mira se të tjerët.
Zgjidhni produktet që kanë 16 për qind të karbamidit të bazuar në peroksid, pasi kjo jep rezultate efektive, por të buta.
Nëse blini një produkt për zbardhim online, atëherë nuk do të jeni kurrë të sigurt se si është cilësia. Ato madje mund të dëmtojnë përgjithmonë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.
Pra këshilla më e mirë është të zbardhni dhëmbët tek dentisti për rezultate më të mira dhe procedurë më të sigurt.