Seksi i rregullt, sikur barnat për rënien e presionit të gjakut
Marrëdhënia seksuale e rregullt mund të ndikojnë në rënien e presionit të gjakut në mënyrë efektive sikurse barnat.
Kështu ka gjetur një studim i fundit i kryer nga studiues amerikanë ku të dhënat e marra nga vullnetarët kanë treguar rënie prej 13% pasi ata kanë bërë dashuri, shkruan DailyMail.
Marrja e një pilule diuretike, për trajtim të zakonshëm të presionit të lartë të gjakut, ka treguar rezultate të njëjta, sikurse seksi, kanë thënë ata.
Besohet se seksi ndikon në rritjen oksitocinës – hormonit që ndikon në zvogëlimin e stresit.