Shpëtoni nga kilogramët e tepërt me këto fruta të thata
Bajame
Bajamet duhet të jenë në krye të dietave për t’u dobësuar. Ato janë të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe ju largojnë dëshirën për të ngrënë.
Bajamet përmbajnë gjithashtu minerale si mangan, magnez dhe koper, që ju mbajnë energjikë dhe ju ndihmojnë të krijoni muskuj gjatë stërvitjes.
Bonus: Ky frut i thatë është gjithashtu një burim i mirë i acidit oleik, i cili ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerin e gjirit tek femrat.
Arra
Arrat janë të pasura me yndyra të pangopura që ndihmojnë në aktivizimin e gjeneve që zvogëlojnë ruajtjen e yndyrës dhe rrit ruajtjen e insulinës.
Ky frut i thatë mban gjithashtu lëkurën e shndritshme dhe zemrën të shëndetshme.
Prandaj, mëngjesin tjetër, bollgurin, kosin apo sallatën shoqërojini bashkë me arra.
Fistikë
Fistikët mund të kenë fituar një reputacion të keq për përmbajtje të lartë të yndyrave, por në të vërtetë, ata përmbajnë 90% yndyra të pangopura, që janë shumë të mira për shëndetin. Rreth 25 kokrra fistikë përmbajnë vetëm 100 kalori, dhe ky racion është i mbushur me yndyra të pangopura, që ndihmojnë për djegien e dhjamit në bark.
Ato ndihmojnë gjithashtu për mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit dhe ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Stika pishe
Me vetëm 95 kalori për vetëm 80 kokrra, stikat e pishës janë ushqimi i duhur kur jeni të uritur. Ato janë të pasur me acid pinolenik, që është vërtetuar shkencërisht se largon oreksin dhe dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira.
Për më tepër, stikat e pishës parandalojnë gjithashtu formimin e dhjamit në bark, që është shumë e vështirë ta heqësh.
Dhe, mos të harrojmë, stikat e pishës janë të pasura gjithashtu me vitaminat A, C dhe D.
Të gjithë këto fruta të thata mund t’i gjeni tek dyqani Alegria.