Zbulohen edhe shtatë shkaktarë të sëmundjes së kancerit

Zbulohen edhe shtatë shkaktarë të sëmundjes së kancerit

Pesë viruse i janë shtuar listës.

–          Tipi 1 i virusit për mungesë të imunitetit tek njeriu (HIV-1)

–          Tipi 1 i virusit të qelizave T lymfotropike (HTLV-1)

–          Virusi Epstein-Barr (EBV)

–          Virusi herpes i lidhur me kaposi sarcoma (KSHV)

–          Poliomavirusi tek qelizat epiteliale në testikuj (MCV)

Këto viruse janë lidhur me më shumë se 20 lloje të kancerit , duke përfshirë kancerin e lëkurës, të syve, kancerin e mushkërive, të stomakut si dhe disa tipe të limfomas.

“Duke pasur parasysh që rreth 12% e sëmundjes së kancerit shkaktohet nga viruset dhe që deri më tani ende nuk ka vaksina për këto pesë viruse, strategjitë preventive për uljen e infeksioneve të cilat çojnë në sëmundjen e kancerit janë shumë kritike” ka deklaruar drejtoresha e Institutit Kombëtar për Shkencat e Shëndetit Ambiental.

Ndërsa përveç këtyre pesë viruseve kësaj liste të shkaktarëve të kancerit iu janë shtuar edhe elementi metalik kobalt dhe komponentët e tij si dhe tretësi kimik trichloroethylene.

Shpërndaje në: