Vetitë shëruese të vajit të arrave
Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e shëndetit të trurit, lehtësojnë transmetimin korrekt të sinjaleve dhe përmirësojnë funksionet njohëse.
Konsumimi i vajit të arrës është rritur ndjeshëm në mbarë botën për shkak të vlerave të mira për njeriun.
Ai ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i vajit të arrës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht kjo do të çojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është vetëm një nga arsyet e shumta përse duhet ta shtoni vajin e arrës në dietën tuaj. U jep forcë enëve të gjakut.
Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal. Përfshijeni këtë vaj në një sërë recetash të shijshme. Vaji i arrës për një trup në superformë. Po, është e vërtetë.
Vaji i arrës ndihmon me shkrirjen e dhjamit në zonën e barkut. Nëse e konsumoni me sallata, do të ndiheni të ngopur shumë shpejt.
Mund të zëvendësoni vajrat e tjerë që përdorni me vajin e arrës. Ky i fundit gjithashtu ndihmon me pagjumësinë dhe ju ofron një natë të qetë e gjumë të ëmbël sepse ka melatoninë në përmbajtjen tij.
Vaji i arrës është i mirë edhe për njerëzit që kanë një stil të çrregullt gjumi. /albeu.com