Këto gjëra nuk i dinim më parë për femrat

Këto gjëra nuk i dinim më parë për femrat

Në Greqinë e lashtë femrat janë konsideruar si specie të ndryshme nga meshkujt, sepse trupi i tyre ishte shumë ndryshe.

Edhe pse kohët kanë evoluar, ka ende shumë sekrete rreth trupit të një femre. ‘Bright Side’ na sjellë disa fakte nxjerrë nga studimet e kohëve të fundit dhe disa prej tyre mund t’ju habisin.

Të vjellat e mëngjesit janë një gjë e mirë për femrat shtatzëna
Shkencëtarët nga universiteti i Kolorados kanë zbuluar se në fakt të vjellat gjatë shtatzënise janë diçka e mirë, pasi fetusi përpiqet të mbrojë veten nga toksinat e peshkut, mishit apo të çdo ushqimi tjetër. Gjithashtu, është një shenjë se fëmija juaj është i fortë.

Femrat janë të mira në dëgjimin e zhurmave të larta
Që nga një moshë fare e vogël, femrat arrijnë të dëgjojnë zhurma shumë të larta. Një vajzë 1 javëshe, arrin të dallojë zërin e mamasë nga çdo zë tjetër. Kjo gjë mund të jetë e dobishme jo vetëm për t’u kujdesur për një bebe, por edhe për të dalluar nëse një person ju gënjen ose jo, pasi femrat mund të dallojnë dhe ndryshimin më të vogël të zërit.

Femrat janë më të zgjuara
Truri i një mashkulli është më i madh, por sipas studimeve, femrat tregojnë rreth 3% rezultate më të mira në testin e inteligjencës. Kjo dhe një aftësi për të bërë gjëra të shumëfishta në të njëjtën kohë është shkaktuar nga një ndryshim në strukturën e trurit të vogël të femrave. Kjo zonë e trurit është më e madhe tek femrat dhe ka rreth 30% më shumë lidhje nervore në të se sa trurin e meshkujve.

Kromozomi X është pjesë e një sistemi imunitar të fortëSipas shkencëtarëve, kromozomi X që është përgjegjës për lindjen e një vajze, paketon më shumë mikro-ARN, e cila forcon sistemin imunitar të foshnjës dhe ul rrezikun e kancerit.

Femrat i kalojnë sëmundjet më shpejtë
Maya Saleh ka zbuluar se estrogjeni i hormoneve, i cili është më shumë i pranishëm tek femrat sesa meshkujt, është përgjegjës për t’i dhënë fund proçesit të inflamacionit. Kjo do të thotë se trupat e grave i kalojnë sëmundjet më shpejtë dhe më lehtë.

Shpërndaje në: