Baballarët preferojnë vajzat dhe nënat djemtë, a është e vërtetë?

Baballarët preferojnë vajzat dhe nënat djemtë, a është e vërtetë?

Sipas një studimi të kryer nga një ekip studiuesish finlandeze dhe amerikane mbi fëmijët dhe marrëdhëniet me prindërit, në fakt, gratë kanë një preferencë natyrore për vajzat, ndërsa burrat kanë tendencë për të investuar kohë, energji dhe burime kryesisht në djemtë e tyre.

Një studim shumë i detajuar

Studimi që minon klishetë për fëmijët e preferuar u botua në revistën mjekësore “Scientific Reports” dhe përfshiu 347 gra dhe 423 burra. Autorët i ftuan ata të përgjigjen në disa pyetësorë dhe kanë bërë disa teste. Në një test vullnetarët u kërkuan të zgjedhin tw dhurojnw para pwr institucione ku strehoheshin dhe ndihmoheshin vajza dhe djem. Në një tjetër test, burrave dhe grave iu kërkua që të lidhin fjalë pozitive dhe negative me terma kanë të bëjnë me gjininë mashkullore ose femërore ndërsa studiuesit matën kohën e duhur për t’i bërë këto lidhje. Në një ekzaminim tjetër, përsëri, pjesëmarrësit u detyruan të perceptojnë veten si njerëz pak a shumë të pasur. Qëllimi ishte për të verifikuar hipotezën Trivers-Willard zhvilluar nga dy hulumtuesit në vitin 1973 se prindërit në gjendje të mirë investojnë mbi djemtë e tyre, ndërsa ata që janë në gjendje të keqe zgjedhin vajzat.

Teorema e Trivers-Willard u mohua

Duke analizuar të gjitha të dhënat e mbledhura, ekspertët ishin në gjendje të identifikonin preferencat e qarta dhe më të “fshehta” dhe intime të prindërve ndaj djemve dhe vajzave të tyre, duke bërë disa zbulime shumë interesante. Së pari, autorët nuk gjetën konfirmim të hipotezës Trivers-Willard. Së dyti, ata panë që prindërit kanë predikime të ndryshme në varësi të gjinisë që ata i përkasin. Gratë, pavarësisht nga gjendja e tyre socio-ekonomike, priren të kenë prirje të qarta ndaj vajzave. Në rastet e shqyrtuara, në fakt, ato zgjodhën të dhurojnë më shumë para për shoqëritë solidare që mbështesin vajzat dhe u japin përparësi adoptimit të vajzave. Nga ana tjetër, burrat e intervistuar treguan një preferencë të vazhdueshme, edhe pse më pak të dallueshme, për djemtë.

Fëmijët duhet të jenë të gjithë të njëjtë në sytë e një prindi, por mund të ndodhë që të keni preferenca. Nuk ka asgjë të parregullt apo të gabuar, e rëndësishme është të përpiqeni t’i përmbani ato, të mos bëni dallime mes fëmijëve dhe të jeni shumë të drejtë.

Po ju në familjen tuaj a keni preferenca?

Shpërndaje në: