Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta hedhim parfumin kurrë në këtë vend

Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta hedhim parfumin kurrë në këtë vend

Të gjithë e pranojmë se jemi fajtorë që mund ta kemi bërë të paktën një herë në jetën tonë.

Por rezulton se hedhja e parfumit te flokët, dhe nëse e spërkasin vetëm një herë, mund të jetë duke iu shkaktuar probleme serioze.

Kjo për faktin se, parfumet përmbajnë nivele të larta të alkoolit, të cilat mund të çojnë në acarim e skalpit të kokës, duke e bërë atë të thatë dhe në formimin e zbokthit.

Nëse e spërkasin parfumin në këtë vend, atëherë flokët tuaj thahen plotësisht dhe aroma do të çojë në disa dëmtime serioze.

Ekspertja e flokëve Sophia Hilton tha për “Stylist”:

“Ne nuk e mendojmë dy herë kur hedhim parfum në qafë çdo ditë. Kështu që ne nuk e mendojmë sesa e lartë është përqindja e alkoolit dhe si 1/3-ta e tij absorbohet menjëherë, jo nga lëkura, por nga flokët tanë! Më e keqja është se disa vajza u hedhin parfum flokëve, duke e bërë atë shumë të thatë”.

Kështu që para se ta hidhni parfumin, mendohuni dy herë!

Shpërndaje në: