Femra hyjneshë: Kështu bartet rroba hit në moshën pesëdhjetëvjeçare

Femra hyjneshë: Kështu bartet rroba hit në moshën pesëdhjetëvjeçare

Nuanca e mrekullueshme e ngjyrës së kuqe në mënyrë të përsosur ka theksuar tenin e saj aristokrat, Monica Bellucci e dalldisur është shfaqur në revynë e shtëpisë së modës Dior në Javën e Modës në Paris

Për këtë rast, ka vendosur që të theksojë figurën fenomenale me ndihmën e palltos-fustan të gjatë me nënshkrimin e Dior-it.

Nuanca e mrekullueshme e ngjyrës së kuqe në mënyrë të përsosur ka theksuar tenin e saj aristokrat dhe ka bërë kontrastin me flokët e zezë të divës së aktrimit, por edhe rripi diskret me ngjyrë të njëjtë ka nxjerrë në pah belin e hollë të 54-vjeçares, Monica Bellucci-t.

Fustanin e ka kombinuar me çizmet e thjeshta të lëkurës ngjyrë të zezë me taka dhe me çantën ngjyrë të zezë, gjithashtu me nënshkrimin e Diori-t.

Flokët e tallazuara kanë shtuar atë frymë glamuri me të cilin jemi mësuar ta shohim te Monica, ndërkaq i gjithë kombinimi ka përfunduar me syze moderne dielli.

Me këtë paraqitje Monica sërish u ka dhënë leksione mode damave të moshës pesëdhjetëvjeçare (por edhe më të rejave!) dhe ka treguar që vitet “barten” me stil!

Image

Shpërndaje në: