Publikohet raporti: Ja sa për qind e shqiptarëve të rritur janë të VIRGJËR
24% femrave shqiptare në moshën 15 deri në 49-vjeçare dhe 23% e meshkujve shqiptarë në këtë grup-moshë janë të virgjër.
Raporti vjen pas një ankete të realizuar nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik në rreth 16 mijë familje shqiptare në mes të shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018.
Virgjëria në këto nivele në popullsinë madhore në Shqipëri krahasohet me Japoninë, vendi në të cilin rreth 30% e popullsisë në moshë madhore nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale, sipas rezultatit të një ankete që u publikua në mediat ndërkombëtarë dy ditë më parë.
Sipas “Monitor”, numri më i madh i popullsisë në moshë të rritur që nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale, janë në qarqet e Veriut.
Në Qarkun e Dibrës, 34.6% e meshkujve të moshës 15-49 vjeç nuk kanë kryer asnjëherë në jetën e tyre marrëdhënie seksuale, më pas vjen Qarku i Elbasanit me 32% të meshkujve, Durrësi, 31%, dhe Kukësi me mbi 30% të meshkujve.
Ndërsa numri më i madh i femrave të virgjëra është në Shkodër, me 36.2% e femrave në moshën 15-49 vjeç, më pas Kukësi me 32% të femrave, Lezha me 28% dhe Dibra me 24.3%.
Ndërkohë, mosha mesatare për marrëdhënien e parë seksuale për femrat e moshës 25-49 vjeç është 20.9 vjeç.
Mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për meshkujt 25-49 vjeç është 20.8, praktikisht identike me atë të femrave.
Gjithashtu përqindja e meshkujve mbi 25 vjeç që raportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeç është rritur nga më pak se 1% në 2008-‘09 në 3% në 2017-‘18, dhe përqindja e femrave qër raportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 18 vjeç, është rritur nga 8% në 2008-‘09 në 15% në 2017-‘18.
Burimi: Monitor