Kuptimi i jetës për çdo shenjë të horoskopit
Astrologët konfirmojnë se çdo shenjë e zodiakut ka prioritetet e veta në jetë. Le t’i zbulojmë se cilat janë dhe shihni nëse përputhen me realitetin tuaj.
Dashi
Dashi kalon gjithë jetën duke kërkuar domethënien e jetës së vet, edhe pse mund të tingëllojë paradoksale. Për ta është e rëndësishme të dinë për çfarë jetojnë. Përfshihen në histori zbavitëse dhe ndonjëherë të rrezikshme, me qëllimin e vetëm për të arritur objektivin dhe më pas të rinisin gjithçka nga fillimi. Vendosin një objektiv që i jep kuptim jetës së tyre, bëjnë të pamundurën për ta arritur dhe në fund ia dalin. Shpejt zbulojnë se ky objektiv nuk ishte fati i tyre në jetë, por diçka krejt tjetër. Ndaj, rinisin nga e para. Kuptimi i jetës për një Dash është kërkimi i përjetshëm.
Demi
Demat janë të vendosur dhe dinë çfarë duan nga jeta. Edhe në moshë të re, i dinë mirë prioritetet që kanë në jetë për veten. Në vend të parë vjen rritja: sin ë karrierë edhe në familje. Rasti i parë i përshtatet atyre përfaqësuesve të shenjës që preferojnë vlerëat shpirtërore mbi ato material. Duan të ndihen të mbrojtur mes njerëzve që duan. Kuptimi i jetës për Demin është familja.
Binjakët
Për Binjakët është e vështirë të vendosin se cili është kuptimi i jetës së tyre, për shkak të varianteve të shumta dhe paqëndrueshmërisë që kanë. Është e rëndësishme për Binjakët të rrinë mes miqve besnikë në ambjente të pëlqyeshme. Kuptimi i jetës për ta, në thelb, është të ndihen të vlerësuar.
Gaforrja
Gaforret nuk e tolerojnë vetminë. Kuptimi i jetës për ta është të rrethohen nga njerëzit e dashur dhe të arrijnë lumturinë. Punojnë shumë, përpiqen të krijojnë kushte materiale të rehatshme për familjen, duke punuar me vetkontrollin për të mos ofenduar familjarët. Përpiqen të kalojnë më shumë kohë me njerëzit e afërt për të përforcuar marrëdhëniet e ngrohta dhe për të zhvilluar një aleancë. Është e rëndësishme për ta të dinë se ambjenti që i rrethon ka atmosferë lumturie.
Luani
Luanët janë vazhdimisht në zhvillim të vetvetes. Pork y nuk është kuptimi i jetës për ta, është vetëm një mënyrë për të realizuar një ëndërr të vërtetë: të jenë të njohur. Luanët janë tejet egoist dhe duan të komplimentohen, admirohen dhe të paraqiten si shembuj për të tjerët.
Virgjëresha
Virgjëresha kërkon të arrijë idealin. Duke qenë ‘perfeksionistë’ si shenjë, e shohin kuptimin e jetës së tyre në arritjen e asaj që është ideale. Punojnë shumë për t’i lejuar vetes të blejnë gjërat e duhura: të kushtueshme, të bukura, ndonjëherë të rralla, ekskluzive dhe perfekte.
Peshorja
Luftojnë me ilegalen dhe gënjeshtrat, duke u përpjekur të korigjojnë botën. Edhe kur kanë ëndrra fëminore, nuk e humbasin toruan, mbledhin forcat dhe optimizmin. Edhe pas qindra tentativave të dështuara, peshorja nuk dorëzohet por rinis me besim. Ky është kuptimi i jetës për ta.
Akrepi
Akrepët kanë objektiva të ndërmjetme. Ata vendosin një program dhe hartojnë programin e realizimit me pika. Ndaj, jetojnë për këtë program, duke kompletuar dalëngadalë, detyrë për detyrë dhe duke progresuar drejt ëndrrës së tyre të dashur. Objektivi i tyre parësor nuk janë paratë, as karriera e as familja.
Shigjetari
Shigjetarët nuk presin që gjërat të realizohen dhe nuk kanë objektiva utopike. Jetojnë të sotmen dhe preferojnë të zbaviten këtu dhe tani. Kuptimi i jetës për ta është të marrin emocione të forta dhe të jetojnë momente të këndshme.
Bricjapi
Bricjapët duan të kenë pozicion në shoqëri, të bëhen njerëz të rëndësishëm dhe të marrin aprovimin e të tjerëve. Duan famën, dinë të dashurojnë dhe të lëvizin drejt suksesit. Nuk e imagjinojnë dot jetën pa zgjidhur problemet e vështira dhe pa arritur objektivat. Gjithsesi, disa të lindur të kësaj shenje janë në gjendje të ndryshojnë statusin e lartë shoqëror në këmbim të jetës së qetë familjare.
Ujori
Ujorët janë njerëz fleksibël dhe nuk arrijnë të vendosin se cili është kuptimi i jetës së tyre. Duan të realizohen në punë, të kenë hobi interesante, të krijojnë një familje të ngrohtë dhe të dashur, të rrethohen nga miq besnikë, të përmirësojnë botën, të vendosin një record të ri. Qëllimi i tyre i vërtetë është të kërkojnë vazhdimisht Brenda vetes dhe të arrijnë objektivin e radhës.
Peshqit
Peshqit tentojnë të rrethohen nga njerëz të denjë për shoqërinë e tyre: të dashur, me dhunti dhe të këndshëm në komunikim. Duan edhe të përmirësojnë botën, ta shpëtojnë nga luftrat, nga shëmtia dhe të vendosin drejtësi. Domethënia e jetës për peshqit është komoditeti, dashuria, harmonia, një dëshirë konstante për të ndjerë se në botë ka drejtësi dhe për t’u bërë frymëzues ideologjik për mishërimin e racionalitetit. I shohin me realizëm objektivat e tyre, por nuk harrojnë të ëndërrojnë shumë.