Aq më shpejt që i pranoni këto të vërteta të hidhura, aq më shumë do t’ju përmirësohet jeta

Aq më shpejt që i pranoni këto të vërteta të hidhura, aq më shumë do t’ju përmirësohet jeta

Nëse flasim në përgjithësi, njerëzit e kanë shumë të vështirë të ballafaqohen me të vërteta brutale, andaj kanë tendenca t’i thonë vetes gënjeshtra që u konvenojnë.

Por, mënyra më e shpejtë për të shënuar progres në jetë dhe për të qëndruar në rrugën e duhur është duke filluar të ballafaqoheni me këto të vërteta.

Prandaj, më poshtë e keni një listë me disa të vërteta të hidhura të cilat duhet t’i pranoni sa më parë në mënyrë që ta filloni rrugëtimin për t’u bërë versioni më i mirë i vetes tuaj.

Eventualisht do të humbasin çdo njeri dhe çdo gjë që e duam

Ndonëse kjo mund të tingëllojë si fundi i botës, është thjesht një aspekt tjetër i jetës dhe aq më shpejt që e pranojmë, aq më shpejt mund ta shijojmë dhe vlerësojmë atë që e kemi.

Andaj vlerësoni lidhjet që i keni.

Gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë

Ndonjëherë, njerëzit e mirë dhe më guximtarë vdesin të rinj, por është e rëndësishme mos ta lëmë vdekjen e tyre të jetë gjë e kotë.

Jeta është e padrejtë

Njerëzit e mirë nuk fitojnë gjithë – gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duam ne sepse kështu e ka jeta.

Njerëzit nuk do të sillen gjithmonë mirë

Ndonjëherë, pavarësisht sa mirë silleni me dikë, gjithmonë do të ketë njerëz që nuk do të sillen mirë me ju. Por, mos i lini ata t’jua vrasin zemërgjerësinë.

Askush nuk është i përsosur dhe askush nuk do të bëhet i/e tillë

Dhe mos e lini askënd t’jua thotë të kundërtën.

Ndryshimi gjithmonë ndodh

Shpeshherë më së paku e presim, por gjërat bëhen krejt të kundërta nga ajo çfarë kemi pritur. Është e rëndësishme të adaptohemi me rrethanat e reja në mënyrën më të mirë të mundshme.

Asnjëherë nuk mund ta riktheni kohën e humbur kot

Asnjëherë!

Koha është gjëja më e çmueshme që e keni

Shpenzojeni mençur.

Nuk mund ta bëni të lumtur gjithë

Pavarësisht sa shumë përpiqeni, disa njerëz thjesht asnjëherë nuk do t’ju vlerësojnë. Mos u brengosni për ta ,por vazhdoni të jeni vetvetja.

Shpërndaje në: