Keni pasur abortime të përsëritura? Faji mund të jetë tek partneri juaj
Sperma “me të meta” e baballarëve mund të jetë një ndër shkaqet themelore të abortimeve të përsëritura, sipas një studimi.
Hulumtuesit nga Kolegji Imperial i Londrës (ICL) hetuan efektet e kualitetit të spermës në aborte të përsëritura, duke gjetur se nivelet e dëmtimit të ADN-së ishin dy herë më të mëdha tek meshkujt.
Abortimi i përsëritur, definohet si tri ose më shumë shtatzëni të humbura përpara javës së 20-të.
Gjetjet më të fundit, të cilat duhet të përsëriten në gjykime më të thella, tani po përdoren për të zhvilluar ilaçe që reduktojnë shkaqet e dëmtimit të ADN-së dhe shanseve më të ulëta për abort.
Shumë shpejt, ato mund të përdoren në vlerësimet e fertilitetit, për të ndihmuar etërit të adresojnë faktorët e jetesës që rrisin rrezikun e dëmtimit dhe abortit.
“Tradicionalisht kemi menduar se dështimi i përsëritur është ‘faji’ i partnerit femëror”, tha autorja kryesore e studimit, Dr Channa Jayasena nga ICL, për The Independent. Studimi, i publikuar në “Clinical Chemistry”, zbuloi se nivelet e specieve reaktive në oksigjen ishin katër herë më të larta në meshkujt e prekur nga abortimi i shumëfishtë.