Dita ndërkombëtare e përqafimit
Sot është dita ndërkombëtare e përqafimit dhe lirish përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën.
Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.
Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do të iu ndihmojë. Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.
Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë.