Horoskopi javor: Yjet na kanë përgatitur ndryshime

Horoskopi javor: Yjet na kanë përgatitur ndryshime

A do të keni probleme në punë, si do t’i keni punët me dashurinë, a presin argëtim të këndshëm mbrëmjeve apo jo

Horoskopi javor gjithmonë do të na tregojë edhe se çfarë shëndeti na pret gjatë këtyre ditëve.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Këtë javë do të merreni me përfundimin e të gjitha atyre punëve të cilat në periudhën e kaluar nuk keni mundur t’i përfundoni. Do të kaloni më së shumti kohë duke i përmirësuar gabimet e mëparshme. Do t’ju jepet një shans i ri, të cilin nuk do të duhej ta lini t’ju ikë nga dora. Por nuk duhet të nguteni në marrjen e vendimeve. Sa i përket anës financiare, kjo javë do të jetë e suksesshme për ju. Puna publike me gjëra të bukura me siguri do t’ju sjellë rezultate të mira financiare. Ka mundësi që për sukseset në punë, t’ju shpërblejë shefi. Nëse ndokujt i keni huazuar në të kaluarën sasi të mëdha parash, këtë javë do t’jua kthejë borxhin.

Shëndeti: Nëse do të keni çfarëdo problemesh shëndetësore, shkoni te mjeku. Asgjë nuk kalon vetvetiu.

Dashuria: Akoma jeni nën ndikimet të cilat tregojnë simbolikë fshehtësie sa i përket dashurisë. Në fillim të kësaj jave do të mund të filloni një lidhje sekrete me një person i cili është në lidhje dashurie me dikë tjetër. Nëse jeni në konflikt me partnerin sekret, do të bëni një takim dhe do t’i zgjidhni shpejt mosmarrëveshjet. Ndërkaq, dashurinë e re do të mund ta realizoni në një vend të fshehtë, në ndonjë klub, shoqatë, madje ka mundësi të jetë edhe ndonjë vend romantik në periferi të qytetit.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Këtë javë do të mund t’i gëzoni rezultatet e të gjitha angazhimeve të mëhershme. Do t’ju arrijnë falënderime dhe shpërblime. Mirëpo, duhet të keni kujdes nga një person nga rrethi juaj, i cili është i gatshëm t’ju bëjë intriga të ndryshme. Më mirë është që të mos komunikoni fare me persona të tillë. Këtë javë mund të prisni përmirësim të konsiderueshëm të situatës financiare. Këto para që do t’ju vijnë nuk do të jenë nga puna e rregullt me të cilën aktualisht po merreni, por nga aktivitetet e tjera në të cilat keni marrë pjesë. Kini kujdes të mos e shpenzoni pa nevojë atë që tani po e fitoni, sepse mund të mbeteni me xhepa të zbrazur.

Shëndeti: Keni lëkurë të ndjeshme, të mundshme reaksionet alergjike.

Dashuria: Kjo javë do të duhej të jetë shumë e qartë në komunikimet me personin e dashur. Në të kundërtën mund të ndodhin interpretime të gabueshme, mosmarrëveshje, madje edhe ndarje. Me rastin e marrjes vendimit për vendin e takimit, gjithashtu duhet të jeni shumë preciz, sepse shumë lehtë mund të dështoni. Me angazhim pak më të madh mund t’i sqaroni të gjitha ngjarjet e pakëndshme nga periudha e kaluar, nëse jeni grindur me personin e dashur.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Kjo javë do të jetë e bujshme për ju. Mundësitë e shumta, informacionet dhe idetë, do të mundë t’ju krijojnë konfuzion të plotë. Nëse do të jeni të gatshëm të bëni dallimin midis ngjarjeve të rëndësishme dhe atyre më pak të parëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë e karrierës suaj, do të realizoni më shumë seç keni mundur edhe të prisnit. Situata financiare mjaft lehtë do t’ju përmirësohet, madje jo vetëm nga puna juaj, por edhe nëpërmjet bashkëpunimit me persona të besueshëm. Mos e nënçmoni veten dhe mundësitë tuaja. Ndodh që edhe nëpërmjet angazhimit më të vogël mund të arrijnë fitime të mëdha.

Shëndeti: Ka mundësi t’ju bjerë imuniteti.

Dashuria: Meqenëse gjendeni në një periudhë specifike, kur përreth jush po ndodhin gjëra të ndryshme, ndërkaq secila në mënyrën e vet është e rëndësishme për ju. Po kështu do të jetë edhe në planin emocional. Ajo që mund të prisni në këtë periudhë është lidhja me një person, i cili do të sjellë freski në jetën tuaj. Për personat më të vjetër nuk do të jeni të interesuar, mirëpo nuk do të thotë se deri në fund të javës nuk do të ndërroni mendje. Lidhjet sekrete nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të kënaqur. Akoma nuk jeni të gatshëm të bëni kombinime të tilla.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Këtë javë do të jeni tepër të lëndueshëm, andaj mos merrni vendime me nguti. Informatat të cilat po ju vijnë do të jenë gjysmë të vërteta apo edhe të pasakta. Nëse do të keni më shumë vetëbesim, do të mund të zotëroni situatën. Ato plane që i keni në kokë, mbani për vete. Çdo gjë që do të jetë sekrete dhe diskrete mund të sjellë suksese. Lejoni intuitën tuaj t’ju orientojë se çka duhet të bëni e çka jo, dhe nuk do të gaboni. Do të gjeni gjërat më të mira, të cilat kohë më parë i keni humbur.

Shëndeti: Jeni tepër të ndjeshëm. Mos u tërhiqni në vetvete, dilni dhe argëtohuni. Shumë shpejt do t’ju kthehet buzëqeshja.

Dashuria: Nëse akoma vuani nga zhgënjimet të cilat i keni përjetuar në të kaluarën, është mirë që të kaluarën ta hidhni pas shpine. Do t’ju kthehet optimizmi dhe besimi në dashurinë. Është krejtësisht e mundshme që kësaj këndelljeje do t’i kontribuojë kontakti i sërishëm me ish-partnerin. Pa marrë parasysh se a do të pajtoheni apo jo, ju do të ndiheni të kënaqur. Kjo javë do t’ju mundësojë një fillim të ri, madje me një person në shoqërinë e të cilët do të ndieni energji të fuqishme dhe do të jeni shumë të kënaqur. Një lidhje sekrete romantike do t’ju ndodhë në një udhëtim apo në një vend argëtimi larg qytetit.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Siç e keni zakon, edhe këtë periudhë duhet të jini vetvetja dhe mos lejoni që t’ju shqetësojnë xhelozia e të tjerëve dhe komentet e pakëndshme, thashethemet. Mos filloni kurrfarë debati apo të tregoni se keni të drejtë, se jeni më i mirë dhe më i afti, sepse mund t’ju ikin ngjarje të rëndësishme në vendin e punës. Përkushtojuni punës dhe suksesi nuk do t’ju mungojë. Mendoni mirë para se të vendosni për të blerë diçka. Ka gjasa të bëni gabim të cilin vështirë do të mund ta përmirësoni. Kini kujdes me përdorimin e parave të cilat i keni. Bëhuni i kujdesshëm dhe racional.

Shëndeti: Do të keni një rënie përqendrimi, andaj do të mund të mbivlerësoni veten dhe mundësitë tuaja.

Dashuria: Optimizmi joreal këtë javë do të mund t’u shkaktojë kriza emocionale edhe atyre që janë në lidhje dashurie, edhe atyre që janë të martuar. Nëse do t’i keni këto ndjenja edhe në momentin kur do të dëshironit ta bënit për vete personin që e doni, do të jeni humbës. Për të pasur sukses në dashuri apo për të filluar një lidhje të bukur, duhet të jeni të matur, para së gjithash, i këndshëm. Vetëm kështu mund të shpresoni të krijoni lidhje me një person mjaft të popullarizuar apo me dikë i cili është nga jeta publike. Do të kaloni shkëlqyeshëm, andaj pranojeni shoqërimin me personin e këndshëm.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Edhe vetë jeni të bindur se gjendeni në një periudhë të gjatë e cila po ju mundëson përparime, realizime të mira, si edhe fitime financiare. Mirëpo, këtë javë ai ndikim i mrekullueshëm do të jetë goxha i dëmtuar dhe do të mund t’ju sjellë dështime të mëdha. Fjala është për mbiçmimin e mundësive vetjake. Kini kujdes. Nëse do të arrini t’i frenoni pasionin, shpresat dhe dëshirat joreale, mund të prisni fitime financiare.

Shëndeti: Nëse keni probleme me organe e frymëmarrjen, shkoni te mjeku.

Dashuria: Dashuri të mëdha do të mund të lindin këtë javë. Kontakti me një person të shenjës së Bricjapit me energji të jashtëzakonshme, do t’ju sjellë lumturi të mëdha në jetën tuaj emocionale. Afër është edhe një person i cili është në një lidhje sekrete. Edhe kjo lidhje në mënyrën e vet është e lumtur dhe specifike. Ndërkaq, personin, të cilin e karakterizon bukuria do të ndikojë si një ëndërr e vërtetë. Takimi do të mund të ndodhë në një udhëtim, apo ai person vjen nga një udhëtim, si edhe në vende të cilat gjenden në afërsi tuajën. Ndërsa lidhja dashurore me personin, i cili është më i vjetër se ju do të sjellë qetësi të plotë në jetën tuaj.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Do të jetë një javë e lodhshme për ata persona tipikë të shenjës së Peshores, të cilët dëshirojnë që çdo gjë të shkojë sipas kërkesave të tyre. Nuk do ta kenë edhe aq të lehtë t’ia arrijnë që punët të zhvillohen mu ashtu. Kërkesave tuaja të drejtpërdrejta dikush do t’u përgjigjet me dinakëri, ndërkaq edhe ju do të detyroheni t’u përgjigjeni me të njëjtën mënyrë, meqenëse ata që nuk ju duan nuk janë të pakët. Po nuhasni që njëfarë rreziku po ju qëndron shumë afër. Më mirë është të gjeni mënyrën e përshtatshme që të krijoni komunikim më të mirë me bashkëpunëtorët të cilët do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Shëndeti: Kini kujdes të mos ju mashtrojë moti që të visheni hollë. Lehtë mund të ftoheni.

Dashuria: Nëse ndonjëherë keni dëshiruar që të filloni lidhje sekrete, keni shanse të mira që të përjetoni ngjarje të bujshme mbi të cilat vështirë se do të mund të mbani kontrollin. Kjo posaçërisht nuk do t’ju bëjë të ndiheni mirë, përkundrazi, e gjithë ajo që do t’ju ndodhë do të jetë shumë sfiduese për ta përballuar. Kjo javë nuk është në favorin tuaj. Për lidhje serioze as të mos ju shkojë mendja.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Keni nevojë për këshilla të mira, organizim të mirë të punës dhe diç më shumë respektim të vetvetes. Dikush ka pasur sukses t’ju dekurajojë dhe të mos i besoni vetes, ndërkaq ju po përpiqeni që të rehabilitoheni në mënyrën tuaj. Gjendja e mirë në llogaritë bankare për ju është rehabilitimi më i mirë. Do të arrini që ta bindni një mik tuajin apo mbase ndonjë mikeshë që t’ju përkrah në punën e përbashkët. Juve ju mbetet që të vini më shumë rregull në financat tuaja. Duhet të kurseni më shumë, mos shpenzoni për gjëra të parëndësishme.

Shëndeti: Do ta keni të vështirë të mbroheni nga infeksionet virusale. Duhet të bëni më shumë në ngritjen e imunitetit.

Dashuria: Kjo javë nuk do të jetë edhe aq e këndshme. Në pjesën e dytë të javës ka mundësi ta përfshijë një krizë lidhjen tuaj dashurore, do të jeni të luhatshëm dhe me humor të ndryshueshëm. Për ta zgjidhur këtë situatë, ju është e nevojshme që rrini më shumë bashkë dhe të praktikoni çaste intime. Kushtoni më shumë kujdes personit të dashur. Në dashuri e mira me të mirë kthehet.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Para të tjerëve po shiteni si njeri shumë kreativ, mirëpo jeni bashkëpunëtor dembel. Probleme të mundshme rreth pagesave të punëve nga aktivitetet e lira – vonesa apo probleme rreth shumës së pagesave. Mos humbni kohë më shumë, orientoni energjinë tuaj në ato punë të cilat më së miri ju shkojnë për dore. Kështu do të fitoni besimin e eprorëve në punë dhe do të arrini të ruani vendin e punës.

Shëndeti: Ju po i ndieni pasojat e ditëve të ftohta. Kujdesuni më shumë për ngritje të imunitetit dhe merrni më shumë vitamina.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore do të funksionojë për mrekulli. Personin e dashur do ta keni përkrahësin më të madh. Pos që do të keni marrëdhënie të harmonishme, do të kënaqeni edhe në biseda të gjata. Nëse jeni i ri apo i lirë do t’ju ngazëllejë një ofertë e sinqertë dashurore e një personi i cili deri tani ka qenë mjaft i rezervuar ndaj jush. Kjo lidhje ka gjasa të zhvillohet në drejtimin e dëshiruar, por tek ju të zgjojë shpresa që së paku këtë vit të arrini atë që dëshironi.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Këtë javë do të analizoni një projekt afarist-financiar, të cilin do ta realizoni me partnerin bashkëshortor. Do të kaloni goxha kohë duke biseduar për paratë, blerjet apo investimet e parave të kursyera. Do të punoni dhe do të bashkëpunoni me persona ambiciozë, ambicia e të cilëve do të ndikojë te ju pozitivisht. Do ta kuptoni që shefi juaj nuk mundet apo nuk dëshiron t’jua plotësojë kërkesat tuaja, andaj ju do të detyroheni të kërkoni zgjidhje të reja, madje edhe vend të ri pune.

Shëndeti: Probleme të mundshme me organet e tretjes. Kushtoni më shumë kujdes ushqimit.

Dashuria: Është e mundshme që këtë javë të takoni një person me të cilin do të bashkëpunoni në planin afarist, apo që do ta njihni gjatë një pune të përbashkët. Në fillin nuk do të mund ta duroni njëri-tjetrin, madje edhe do të nevrikoseni, mirëpo takimet gjithnjë e më të shpeshta dhe tërheqja e posaçme do të bëhet gjithnjë e më e madhe dhe më e dukshme. Ata të cilët janë në lidhje dashurie do të kalojnë kohë më të madhe së bashku, duke u kënaqur në aktivitetet e përbashkëta dhe duke planifikuar të ardhmen e përbashkët. Dilemën dashurore do të mund ta zgjidhni nga fundi i javës.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Mos u brengosni shumë nëse bashkëpunëtorët ju bëjnë vërejtje apo nëse ju thonë ndonjë fjalë të pakëndshme. Nëse jeni më i suksesshëm në punë, nuk është për t’u çuditur që ka persona që jua kanë zili. Vazhdoni të kryeni çdo punë që ju ofrohet precizitetin sa më të lartë dhe situatën do ta keni nën kontroll. Nuk ka nevojë të brengoseni, meqë derisa ju punoni me zell, askush nuk do të mund t’ju rrezikojë.

Shëndeti: Probleme të konsiderueshme do të mund t’ju dalin për shkak të mungesës së disiplinës, dhe injorimit të këshillave mjekësore. Mos bëni asgjë që do t’jua pengojë shërimin.

Dashuria: Mjaft jeni hamendur, është koha më se e përshtatshme t’ia filloni një aventure dashurore. Kjo ju ka munguar, sepse së tepërmi i jeni kushtuar obligimeve në punë dhe e keni lënë padore jetën dashurore. Vazhdoni ta kënaqni veten në këtë lidhje që e keni krijuar. E sa do të vazhdojë kjo aventurë, varet nga ju se sa do të jeni në gjendje t’i përkushtoheni personit të dashur.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Këtë periudhë do të keni gjasa të arrini më shumë suksese financiare sesa gjatë gjithë muajit të kaluar. Do t’ju jepet shansi që të blini një gjë që një kohë të gjatë e keni dëshiruar, apo do të kurseni për të shkuar në udhëtime. Ndjenjat dhe dashuria do të mund të gërshetohen në fushën tuaj jetësore. Vendosni kufirin midis raportit të shëndosh afarist dhe flirtit, ndërkaq përpiquni që të jeta familjare të mos pësojë për shkak të preokupimit të tepërt me punën. Për shkak të mungesës së shefit, një kohë do të mund të bëheni ju zëvendësi i tij.

Shëndeti: Mos lejoni që kolla t’ju kalojë në sëmundje të mushkërive. Merrni masa me kohë.

Dashuria:Goxha shpesh mund të ndodhë që miqësia të transformohet në dashuri shumë të sinqertë. Pikërisht kështu po ju ndodh edhe juve. Ka ardhur koha që të kënaqeni gjatë ditëve në vijim bashkë me personin tuaj të dashur dhe vazhdoni t’i kultivoni këto marrëdhënie edhe në të ardhmen. Kini kujdes që të mos ndodhin ngjarje të paplanifikuara. Bëhuni gati për një udhëtim me plot epshe dhe përkëdhelje.

Shpërndaje në: